×
  • Lajme
  • Lajme

    ​S’ka datë për rifillimin e dialogut Kosovë-Serbi

    FrontOnline
    29 Nëntor 2020

    Bashkimi Evropian ende nuk ka caktuar një datë për rifillimin e dialogut Kosovë-Serbi. Në kryeqendrën evropiane thonë se takimi i radhës i nivelit të lartë do të thirret sa më shpejtë që të krijohen kushtet, e një gjë të tillë e pohojnë edhe nga Qeveria e Kosovës. Ndërsa, Lëvizja Vetëvendosje po kërkon stopim të tërësishëm të dialogun në këto rrethana politike.

    Zëdhënësi kryesor për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Peter Stano në një përgjigje për KosovaPress, nuk i bënë të ditura cilat tema do të trajtohen në takimin e radhës në Bruksel, por thotë se së shpejti do të caktohet data dhe agjenda.

    Dialogu, pas rifillimit të tij në korrik, po vazhdon dhe po avancon me takime në nivel ekspertësh dhe të nivelit më të lartë politik. Takimi i radhës i dialogut të nivelit të lartë do të thirret në Bruksel sa më shpejt që të jetë e mundur, varësisht kur lejojnë kushtet. Kur bëhet fjalë për takime në nivel ekspertësh, ne do të shpallim datën dhe agjendën e takimit të ardhshëm kurdo që është situata e përshtatshme”, thotë ai.

    E këshilltarja politike e kryeministrit Hoti, Antigona Baxhaku thotë për KosovaPress, se takimet e radhës në Bruksel po diktohen vetëm nga pandemia Covid 19, e jo nga ndonjë pengesë tjetër.

    “Tani për tani nuk ka asnjë datë të propozuar për takimet e radhës, sepse gjithçka po diktohet nga situata me pandeminë C-19. Përndryshe grupet punuese janë duke i vazhduar përgatitjet për takimet e grupeve teknike, sapo të krijohen rrethanat. Nuk ka asnjë pengesë tjetër”, u shpreh ajo përmes një përgjigje me shkrim për KosovaPress.

    Zgjidhja më e mirë për deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi është që vetëm pas zgjedhjeve të reja të rifillojë dialogu me Serbinë.

    Abrashi: Zgjidhja më e mirë në këto rrethana është që të stopohet ky dialog

    Zgjidhja më e mirë në këto rrethana është që të stopohet ky dialog. Të kemi një qeveri e cila është e fortë, ka legjitimitet dhe buron drejtpërdrejtë nga vullneti i qytetarëve. Përndryshe qeveria Hoti nuk e ka as mundësitë, as numrat, as dijen e asgjë për të mbrojtur interesin e Kosovës në këtë proces”, thotë ai.

    Ndërkaq, Allen Meta nga D4D thotë se dialogu duhet të rinisë, pasi asnjëra prej dy vendeve nuk e luksin të mbajnë konfliktin e ngrirë ndërmjet veti.

    Meta: Kosova dhe Serbia nuk e kanë luksin të mbajnë një konflikt të ngrirë ndërmjet veti

    Dialogu është zgjidhja më e mirë e problemeve. As Kosova, e as Serbia nuk e kanë luksin të mbajnë një konflikt të ngrirë ndërmjet veti. Për të mirën e qytetarëve ,e po ashtu për të ardhmen e dy vendeve brenda BE-së është shumë i rëndësishëm”, thotë ai.

    Takimi në muajin shtator ka qenë i fundit ndërmjet kryeministrit Avdullah Hoti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq. Fillimisht u shpërfaqën dallimet për themelimin e Asociacionit të komunave serbe në Kosovë, e së fundi me arrestimin e ish krerëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale pati kërkesa që të pezullohet dialogu edhe nga vet partnerët e koalicionit qeverisës.

    Punimet në rrjet, KEDS njofton se këto vende do të mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme03 Maj 2024
    Koordinatori i departamentit për drejtësi në kuadër të kabinetit për qeverisje të mirë në PDK, Përparim Gruda, deklaroi se raporti i Departamentit...
    Lajme02 Maj 2024
    Ambasadori i Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, thotë se vendi i tij është përkrahës u fuqishëm për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin...
    Lajme02 Maj 2024
    Mimoza Kusari-Lila, shefe e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje ka folur edhe për Kodin Civil, që një pjesë e tij përfshinë edhe...
    Të tjera
    Lajme02 Maj 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se ky subjekt politik vazhdon të jetë zëri dhe platforma kryesore...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Skulptura e lashtë bronzi me masë jetësore ‘Viktoriusi i Ri’, ka qenë në qendër të një debati disa vjeçar në të cilin...
    Lajme02 Maj 2024
    Kryetari i komunës së Zveçanit, Ilir Peci me bashkëpunëtor po realizon projekte të cilat janë kërkesa shumëvjeçare të qytetarëve të komunës së...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Policia e Gjirokastrës ka shoqëruar tre persona lidhur me ngjarjen e rëndë që tronditi sot fshatin Bodrisht të Dropullit, ku një çift...
    Kronika02 Maj 2024
    Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues dhe i ka dënuar me gjithsej 28 vjet burgim të akuzuarit, Fethi Uygur, Alajdin...
    Lajme02 Maj 2024
    Projektrezoluta e Partisë Demokratike të Kosovës për adresimin e gjetjeve të raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit nuk është hedhur në votim...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.