×
  • Lajme
  • Lajme

    Vazhdon të mbetet sfidë mungesa e asistentëve për fëmijët me nevoja të veçanta

    FrontOnline
    24 Nëntor 2020

    Mungesa e asistentëve për fëmijët me nevoja të veçanta ende mbetet një ndër sfidat me të mëdha që po përballet kjo kategori e fëmijëve, po edhe prindërit dhe mësimdhënësit e tyre.

    Zyrtarë të Ministrisë se Arsimit theksuan se disa komuna ende nuk e kanë shpallur konkursin për pranimin e asistentëve, me gjithë përgatitjet e bëra, përfshirë edhe ndarjen e vijës buxhetore nga ana e ministrisë. E zyrtarë të këtyre komunave pohojnë të kundërtën. Ata thonë se MASHT nuk ka ndarë buxhet për angazhimin e asistentëve.

    Fëmijët me nevoja të veçanta, prindërit e tyre dhe mësimdhënësit po  përballën me mungesën e asistentëve në shkolla. Udhëheqësja e Divizionit për Arsimin e Fëmijëve me Nevoja të Veçanta në Ministrinë e Arsimit, Lulavere Behluli, tha për Radio Kosovën se disa komuna ende nuk kanë shpallur konkurs për pranimin e asistentëve.

    “ Deri me tani nga njëqind asistentë që ka përgatitur Ministria e Arsimit, vetëm shtatëdhjetë e katër prej tyre kanë filluar të punojnë me fëmijët me nevoja të veçanta. Ministria ka bërë kërkesë që edhe pesëdhjetë asistentë të tjerë të angazhohen vitin tjetër por se angazhimi i tyre varet nga buxheti i cili pritet të miratohet në Kuvendin e Kosovës.”

    E drejtoresha e Arsimit në Komunën e Fushë Kosovës,  Elmie Zymberi, komunë e cila ende nuk e ka shpallë konkursin për pranimin e asistentëve, i tha Radio Kosovës se zyra e financave në këtë komunë ka deklaruar se Ministria e Arsimit nuk ka ndarë buxhet për angazhimin e asistentëve.

    “Pas shpalljes së konkursit jemi detyruar të anulojmë atë,  për arsye se nuk kemi vend në listë të pagave. Zyra e financave në komunë neve po na thotë që nuk na figuron as si numër dhe as si buxhet. Kështu financat po theksojnë që nuk figuron askund që kanë ndarë fond të veçantë qysh po na thotë Ministria e Arsimit.”

    Nga njëqind asistentë që janë trajnuar nga Ministria e Arsimit, vetëm 74 prej tyre janë angazhuar. Komunat të cilat deri me tani nuk kanë shpallur konkurs për pranimin e asistenteve të rregullt që do të punojnë me fëmijët me nevoja të veçanta janë: Prishtina, Gjilani, Lipjani dhe Fushë Kosova.

    Shkollat publike në vend vazhdojnë të përballën me mungesën e  shërbimeve për nxënësit me nevoja të veçanta. Prindërit e këtyre janë të detyruar që të paguajnë vetë asistentët që punojnë aktualisht nëpër disa shkolla, me përjashtim në disa raste kur ndihmohen nga organizata të ndryshme./FrontOnline/

    Juliana: E kuptoj që e kam lëndu djalin dhe e marr mbi supet e mia këtë (VIDEO)
    Nga Rubrika
    Lajme03 Maj 2024
    Koordinatori i departamentit për drejtësi në kuadër të kabinetit për qeverisje të mirë në PDK, Përparim Gruda, deklaroi se raporti i Departamentit...
    Lajme02 Maj 2024
    Ambasadori i Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, thotë se vendi i tij është përkrahës u fuqishëm për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin...
    Lajme02 Maj 2024
    Mimoza Kusari-Lila, shefe e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje ka folur edhe për Kodin Civil, që një pjesë e tij përfshinë edhe...
    Të tjera
    Lajme02 Maj 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se ky subjekt politik vazhdon të jetë zëri dhe platforma kryesore...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Skulptura e lashtë bronzi me masë jetësore ‘Viktoriusi i Ri’, ka qenë në qendër të një debati disa vjeçar në të cilin...
    Lajme02 Maj 2024
    Kryetari i komunës së Zveçanit, Ilir Peci me bashkëpunëtor po realizon projekte të cilat janë kërkesa shumëvjeçare të qytetarëve të komunës së...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Policia e Gjirokastrës ka shoqëruar tre persona lidhur me ngjarjen e rëndë që tronditi sot fshatin Bodrisht të Dropullit, ku një çift...
    Kronika02 Maj 2024
    Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues dhe i ka dënuar me gjithsej 28 vjet burgim të akuzuarit, Fethi Uygur, Alajdin...
    Lajme02 Maj 2024
    Projektrezoluta e Partisë Demokratike të Kosovës për adresimin e gjetjeve të raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit nuk është hedhur në votim...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.