×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputeti i AAK-së: Driton Selmanaj të kërkojë falje

    FrontOnline
    21 Nëntor 2020

    Deputeti i Kuvendit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Rasim Selmanaj ka reaguar ndaj përplasjeve të fundit në mes deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Saranda Bogujevci dhe atyre të Lidhjes Demokratike të Kosovës, përkatësisht zëvendëskryeministrit të qeverisë, Driton Selmanaj.

    Përmes një statusi në Facebook, Selmanaj ka thënë se në cilëndo rrethanë është me deputetën e LVV-së, Saranda Bogujevcin, madje edhe kur ajo mund ‘të gabojë’ qasjen se si e shtron çështjën e të pagjeturve, që rrjedhimisht është plagë e saj, por edhe e Kosovës.

    “Shpirtërisht, si njeri e si shqiptar, në këtë temë jam me Ty Sarandë!”, ka shkruar Selmanaj.

    Selmanaj ka thënë se është irrutuese për të dhe qytetarët përqarja e thellë politike në Kosovë.

    “Ajo që sot është irituese për çdo qytetar, pra edhe për mua, është përçarja e thellë politike, që fatkeqësisht po reflekton edhe në tema nacionale, e për më keq, kjo u reflektua edhe në temën e të pagjeturve”, ka shtuar Selmanaj.

    Postimi i plotë: 

    SARANDA BOGUJEVCI DHE DRITON SELMANAJ

    Në cilëndo rrethanë jam me Saranda Bogujevcin, madje edhe kur mund ‘të gabojë’ qasjen se si e shtron çështjën e të pagjeturve, që rrjedhimisht është plagë e saj, por edhe e Kosovës.Shpirtërisht, si njeri e si shqiptar, në këtë temë jam me Ty Sarandë!Ajo që sot është imituese për çdo qytetar, pra edhe për mua, është përçarja e thellë politike, që fatkeqësisht po reflekton edhe në tema nacionale, e për më keq, kjo u reflektua edhe në temën e të pagjeturve.

    Cila është e vërteta e kësaj plage?!

    Të gjitha qeveritë kanë mundur të bëjnë më shumë, por që e verteta e hidhur është se Kosova, me pozicionin e saj si shtet, nuk e ka fuqinë që ta zgjidhë çështjën e të pagjeturve, sepse Serbia vazhdon t’i fshehë krimet e saj, pra logjika e politikës serbe, në Beograd, është logjikë e fshehjes dhe përkrahjes se krimit ndaj shqiptarëve!!Po ashtu, tashmë duhet të thuhet se po mungon presioni i domosdoshëm i faktorit ndërkombëtar për të zhdukurit e luftës.Duke qenë kritik ndaj Driton Selmanajt, pavarësisht kontekstit të fjalës së tij, mendoj se njerëzit si deputetja e nderuar, Saranda Bogujevci, duhen të jenë shembull, sidomos kur flasin për plagët të cilat i kanë perjetuar vetë.

    Sidoqoftë, një kërkim falje e zv. Kryeministrit më se njerëzore.
    Personalisht jam në mesin e të mbijetuarëve, pothuaj i mbijetuar me dhjetëra herë, por kur kam folur në Parlamant,veçanërisht për Masakrën në burgun e Dubravës gishtin e kam drejtuar nga kriminelët serbë, që na vranë e masakruan po në atë burg famëkeq.Po ashtu kam qenë kritik ndaj institucioneve tona që nuk kanë bërë sa dhe si duhet për nxjerrjen e kriminelëve serbë para drejtësisë.Por, që nuk kam provuar që Masakra e Dubravës të shnëdrrohet në arenë të përplasjeve politike në mes te partive politike në Parlamentin e Kosovës.Njerëzit si Ju, Saranda, e nderojnë Parlamentin dhe i japin kuptimin dhe vlerën institucioneve të Kosovës të ngritura me gjakun e mijëra dëshmorëve!

    Krejt në fund, unë jam me Ty në temën e të pagjeturve, njëjtë siç jam sot me pjesëtarët, udhëheqësit e UÇK-së dhe prijësit e institucioneve tona të cilët akuzohen nga Gjykata e Njëanshme / Speciale, që më së paku është e Kosovës.

    KEDS tregon ku do të ketë nesër ndërprerje të rrymës
    Nga Rubrika
    Lajme04 Maj 2024
    Dje në një hotel të Prizrenit ka vdekur një turist i moshës 70 vjeçare me kombësi boshnjake. Rastin për FrontOnline e ka konfirmuar...
    Lajme04 Maj 2024
    Që prej 1 majit kalimet mes Kosovës dhe Shqipërisë bëhen pa kontrolle kufitare. Në pikën kalimin në Morinë, policia kufitare shqiptare nuk...
    Lajme04 Maj 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, tha se konstatimi se liria e medias kërcënohet nga rregullimi i politizuar është alarm...
    Të tjera
    Ekonomi04 Maj 2024
    Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, ka treguar se përmendja e luftës mund të sjell pasoja për vendin në aspektin...
    Lajme04 Maj 2024
    Protestës së fundit të punëtorëve të organizuar më 1 Maj nuk iu bashkëngjitën, ndonëse pakënaqësitë me paga i kanë të vazhdueshme. Kërkesat...
    Lajme04 Maj 2024
    Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, ka thënë se nuk ka hatërmbetje me kryeministrin Albin Kurti. Thaçi tha se e dinte...
    Lajme04 Maj 2024
    TikTok-u është njëri nga rrjetet sociale më të përdorura në gjithë botën dhe përjashtim nuk bën as Kosova. Përdoruesit e kësaj platforme...
    Lajme04 Maj 2024
    Kreu i Institutit ESI, Gerald Knaus, ka thënë se janë disa shtete anëtare të Këshillit të Europës që po përgatiten të bllokojnë...
    Lajme04 Maj 2024
    Për më shumë se 10 vite, ekskavatorë e kamionë gjenden në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë. Punimet në këtë rrugë, shpesh herë janë ndërprerë, ndërsa...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.