×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    35 milionë euro dëme u paguan vetëm për nëntë muaj

    FrontOnline
    16 Nëntor 2020

    Sipas të dhënave të fundit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) shihet se vetëm gjatë nëntë muajve të parë të këtij viti kompanitë e sigurimeve, por edhe Byroja Kosovare e Sigurimeve kanë paguar dëme në vlerë prej 35 milionë euro. Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak shihet se pagesa e dëmeve është më e lartë për 0,64 %, raporton “iSIGURIME”

    Vetëm gjatë nëntë majave të parë të këtij viti, sipas të dhënave zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), kompanitë e sigurimeve kanë paguar dëme hiç më pak se 35 milionë euro. Pagesa e dëmeve të paguara ndaj qytetareve edhe më tutje vazhdon të jetë e madhe, pavarësisht problemeve të mëdha me të cilat janë ballafaquar kompanitë e sigurimeve si pasojë e pandemisë COVID-19. Krahasuar me të dhënat e muajit gusht të vitit 2019, shihet se shuma e dëmeve të paguara thuajse është e njëjtë më demet e paguara gjatë muajit gusht të këtij viti.

    Dëmet e paguara për çdo muaj

    Në të dhënat zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës konstatohet se gjatë muajit shtator janë paguar rreth 4 milionë euro dëme, në muajin gusht janë paguar dëme në vlerë prej 3,8 milionë euro, ndërsa në korrik të këtij viti kompanitë e sigurimeve kanë paguar dëme në vlere prej mbi 4,8 milionë euro. Duke i krahasuar me muajt paraprak të këtij viti, vlera e dëmeve dallon nga muaji në muaj, gjatë qershorit në emër të dëmeve kompanitë e sigurimeve kanë paguar 3,8 milionë euro, gjatë majit janë paguar 1,4 milionë euro, në prill janë paguar 3,1 milionë euro, në mars 3,1 milionë euro, në shkurt 4,1 milionë euro, si dhe në muajin janar shuma e dëmeve të paguara nga kompanitë e sigurimeve ishte 5,5 milionë euro, apo gati 100 % më e lartë sesa ishte në muajin e njëjtë në vitin paraprak.

    Dëmet e paguara nga viti 2000 e deri më tash

    Sipas të dhënave zyrtare të BQK-së të cilat i ka siguruar ‘iSIGURIME’, nga viti 2000 e deri më tash kompanitë e sigurimeve kanë paguar hiç më pak se 500 milionë euro dëme. Duke u mbështetur në këto të dhëna shihet se gjatë 9 mujorit të parë të këtij viti nga kompanitë e sigurimeve janë paguar mbi 35 milionë euro, gjatë vitit 2019 janë paguar 50 milionë euro, gjatë vitit 2018 janë paguar 42,7 milionë euro, gjatë vitit 2017 janë paguar 42,1 milionë euro, gjatë vitit 2016 janë paguar 36,5 milionë euro, gjatë vitit 2015 janë paguar 37 milionë euro, gjatë vitit 2014 janë paguar 31.1 milionë euro. Po ashtu, në vitin 2013 janë paguar 38,4 milionë euro, në vitin 2012 janë paguar 30,5 milionë euro, në vitin 2011 janë paguar 26,8 milionë euro, në vitin 2010 janë paguar 26,5 milionë euro, në vitin 2009 janë paguar 18,8 milionë euro, në vitin 2008 janë paguar 17,7 milionë euro, në vitin 2007 janë paguar 12,8 milionë euro, në vitin 2006 janë paguar 10,9 milionë euro, në vitin 2005 janë paguar 9,1 milionë euro, në vitin 2004 janë paguar 6,7 milionë euro, në vitin 2003 janë paguar 5,5 milionë euro, në vitin 2002 janë paguar 3,5 milionë euro si dhe në vitin 2000 janë paguar 2,6 milionë euro dëme.

    Pa rrymë deri në 8 orë, KEDS del me njoftim për nesër
    Nga Rubrika
    Ekonomi03 Maj 2024
    “Administrata Tatimore të Kosovës vazhdon me trendin rritës të të hyrave, ku vetëm për periudhën janar-prill 2024 ka arritur të mbledhë 356.5...
    Ekonomi02 Maj 2024
    Institucionet vendore kanë intensifikuar përpjekjet për ta luftuar ekonominë joformale në Kosovë. Sipas Administratës Tatimore të Kosovës, brenda këtë vit janë fiskalizuar...
    Ekonomi02 Maj 2024
    Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, ka miratuar projektligjin për kripto-asetet dhe për regjistrin e pronarëve përfitues. Me këtë rast, Mimoza...
    Të tjera
    Lajme04 Maj 2024
    Kryetari i Nismën Socialdemokrate, Fatmir Limaj sot në ora 13:30 do të mbajë konferencë për medie, ku do ta prezantojë një aderim...
    Vip04 Maj 2024
    Në ditën e lindjes së saj, Dafina Zeqiri mori një propozim për martesë nga partneri Kreshnik Gjergji. Çifti ka njoftuar se këtë...
    Lajme04 Maj 2024
    Për deputetin e LDK-së, Shkëmb Manaj, premtimi i Lëvizjes Vetëvendosje për ndërtimin e banesave sociale mbetët vetëm një mashtrim që u është...
    Lajme04 Maj 2024
    Përgjigjet e Lotarisë amerikane DV 2025 dalin sot (4 maj 2024). Të gjithë ata që kanë aplikuar për lotarinë amerikane, mund të...
    Lajme04 Maj 2024
    Kosova ka shënuar regres sa i përket lirisë së mediave, sipas organizatës joqeveritare Reporterët pa Kufij. Në Indeksin e saj Botëror të...
    Lajme04 Maj 2024
    Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se në organet e rendit është raportuar se dy persona të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.