×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosova e Shqipëria, më së keqi në rajon me testime për kokë banori

    FrontOnline
    26 Tetor 2020

    Kosova e Shqipëria, më së keqi në rajon me testime për kokë banori

    Sa i përket numrit të testimeve Kosova vazhdon të qëndrojë më keq sesa shumica prej vendeve të rajonit. Më shumë testime për kokë banori deri më tani kanë realizuar Serbia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut e Bosnja e Hercegovina.

    Më keq se Kosova në rajon qëndron vetëm Shqipëria.

    Ndonëse është rritur numri i testimeve për koronavirus në Kosovë, kontaktet e rasteve pozitive që nuk kanë simptoma po vazhdojnë të mos testohen.

    Nga fillimi i pandemisë e deri të dielën, sipas të dhënave të “World Meters”, Serbia e Mali i Zi kanë testuar gati çdo të shtatin banor, Maqedonia e Veriut gati çdo të nëntin, e Bosnjë-Hercegovina çdo të njëmbëdhjetin banor.

    Kosova deri më tani ka testuar gati çdo të njëzetin banorë. Më keq në këtë aspekt qëndron vetëm Shqipëria, e cila deri më tani ka testuar çdo të njëzetegjashtin banor.

    Këto të dhëna, deputeti i PDK’së, Bekim Haxhiu, i konsideron si të ulëta, derisa kërkon rritjen e kapaciteteve për testim.

    “Me këtë numër jam i pakënaqur, sepse Kosova mund t’i shtojë kapacitetet, edhe do të duhej t’i ketë shtuar kapacitetet tetë muaj pas pandemisë, pra tetë muaj pas fillimit të pandemisë, kanë filluar vendet e rajonit të bëjnë trefishin, katërfishin edhe pesëfishin e testimeve që bën Kosova, do të duhej të rriteshin këto kapacitete edhe të kalohej në atë strategjinë të cilën në fillim të mandatit e ka thënë ministri Zemaj, për testime masive”, ka thënë Haxhiu për KTV’në.

    Sipas tij, numri më i madh i testimeve është duke u bërë në Prishtinë dhe kjo ka thënë se po sjell edhe deri te shifrat më të larta të të infektuarve në kryeqytet.

    Por kjo, sipas kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti, nuk tregon numrat real të të infektuarve në nivel vendi.

    Kjo pasi që, sipas tij, Prishtina ka disproporcionalisht më shumë testime. Ahmeti ka thënë se edhe komunat e tjera nuk bën të relaksohen sepse bazuar në përqindjen e testimeve të gjitha komunat janë në një nivel sa i përket rasteve të reja.

    “Prishtina ka disproporcionalisht më shumë testime, prandaj edhe komunat e tjera nuk bën të relaksohen, sepse si përqindje e testimeve jemi të gjithë në një nivel”, ka deklaruar Shpend Ahmeti.

    Nga Ministria e Shëndetësisë kanë thënë se jo të gjitha vendet kanë numër më të madh të testimeve.

    Si shembull ata kanë marrë Shqipërinë, të vetmen nga vendet e rajonit që qëndron më keq sesa Kosova.

    Sipas tyre, gjurmimi i rasteve të kontakteve në terren është duke u bërë.

    Këtë e kanë thënë përkundër që një prej rekomandimeve të OBSH-së dhe ECDS-së që ata e zbatojnë është që testohen vetëm kontaktet e rasteve që kanë simptoma.

    Deri më tani në Kosovë janë testuar më shumë se 88 mijë persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitivë kanë rezultuar më shumë se 18 mijë persona.

    Auto Mita me një mundësi të mirë për bizneset – për çdo veturë të re, SERVISI FALAS deri në 100…
    Nga Rubrika
    Lajme03 Maj 2024
    Koordinatori i departamentit për drejtësi në kuadër të kabinetit për qeverisje të mirë në PDK, Përparim Gruda, deklaroi se raporti i Departamentit...
    Lajme02 Maj 2024
    Ambasadori i Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, thotë se vendi i tij është përkrahës u fuqishëm për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin...
    Lajme02 Maj 2024
    Mimoza Kusari-Lila, shefe e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje ka folur edhe për Kodin Civil, që një pjesë e tij përfshinë edhe...
    Të tjera
    Lajme02 Maj 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se ky subjekt politik vazhdon të jetë zëri dhe platforma kryesore...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Skulptura e lashtë bronzi me masë jetësore ‘Viktoriusi i Ri’, ka qenë në qendër të një debati disa vjeçar në të cilin...
    Lajme02 Maj 2024
    Kryetari i komunës së Zveçanit, Ilir Peci me bashkëpunëtor po realizon projekte të cilat janë kërkesa shumëvjeçare të qytetarëve të komunës së...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Policia e Gjirokastrës ka shoqëruar tre persona lidhur me ngjarjen e rëndë që tronditi sot fshatin Bodrisht të Dropullit, ku një çift...
    Kronika02 Maj 2024
    Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues dhe i ka dënuar me gjithsej 28 vjet burgim të akuzuarit, Fethi Uygur, Alajdin...
    Lajme02 Maj 2024
    Projektrezoluta e Partisë Demokratike të Kosovës për adresimin e gjetjeve të raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit nuk është hedhur në votim...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.