×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Ekzekutimi i mësuesit në Francë, babai i një nxënësi komunikonte me vrasësin

    FrontOnline
    21 Tetor 2020

    Babai i nxënësit që akuzohet për krijimin e një fushate online kundër mësuesit Samuel Paty, që u vra para pak ditësh në periferi të Francës, ka shkëmbyer mesazhe me vrasësin përpara krimit, raportojnë mediat franceze.

    Mësuesi i vrarë të premten e kaluar, u kishte treguar nxënësve të klasës imazhe kontroverse të Profetit Muhamed.

    Babai i nxënësit, së bashku me një predikues fetar të cilin mediat franceze e përshkruajnë si radikal islamik, akuzohen për zbatim të urdhrit islamik “fetva” dhe kërkesë për ekzekutim të mësuesit.

    Ministri i Brendshëm francez, Gérald Darmanin, tha se të dyshuarit janë arrestuar dhe po merren në pyetje për akuzën e “vrasje në lidhje me një organizatë terroriste”.

    Familjarët e vrasësit gjithashtu janë arrestuar së bashku me katër nxënës të po të njëjtës shkollë.

    Policia bëri disa kontrolle në rreth 40 shtëpi të dyshuara për lidhje terroriste.

    51 organizata, përshirë këtu dhe OJQ, pritet të inspektohen nga autoritetet dhe do të mbyllen nëse zbulohet se promovojnë urrejtje. Një xhami u mbyll për gjashtë muajt e ardhshëm.

    Masakrimi i mësuesit 47-vjeçar shokoi Francën. Qindra tubime u bënë për të nderuar atë dhe mbrojtur lirinë e fjalës. Autori i krimit është 18-vjeçari Adulakh A, i cili u qëllua për vdekje nga policia.

    KEDS ‘zhduk’ rrjetin ajror nga qendra e Malishevës
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Turqia thuhet se ka ndaluar të gjithë tregtinë me Izraelin për veprimet e saj në Gaza, duke shkaktuar kritika të forta ndaj...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Presidenti i Republikës, Bajram Begaj u takua në Kalabri me zëvendëskryetarin e Këshillit të Ministrave dhe ministër i Punëve të Jashtme të...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Skulptura e lashtë bronzi me masë jetësore ‘Viktoriusi i Ri’, ka qenë në qendër të një debati disa vjeçar në të cilin...
    Të tjera
    Lajme03 Maj 2024
    Policia e Ferizajt e ka gjobitur një shofer të autobusit, i cili ka bërë tejkalim në vijë të plotë. 34-vjeçari me inicialet...
    Lajme03 Maj 2024
    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka dalë me reagim pasi Kosova shënoi rënie për 19 vende në indeksin vjetor për lirinë e...
    Lajme03 Maj 2024
    Kryetari i delegacionit të Kosovës për Personat e Pagjetur në bisedime me Serbinë, Andin Hoti tregon për Front Online se sa i...
    Lajme03 Maj 2024
    Analisti politik, Visar Ymeri, e ka kritikuar Qeverinë e Kosovës se po tenton ta mbulojë korrupsionin duke e përdorur veriun dhe duke...
    Lajme03 Maj 2024
    3 Maji është Dita Botërore e Lirisë së Shtypit që nga viti 1993 nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara. Me...
    Lajme03 Maj 2024
    Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka sqaruar se në këto tre vjetët e saj si ministre, ka qenë duke punuar në sistemin...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.