×
  • Lajme
  • Lajme

    Krimet e ushtrisë serbe në Kosovë, deputeti i AAK-së publikon dokumente të reja

    FrontOnline
    12 Tetor 2020

    Deputeti i Kuvendit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Gazmend Syla ka vazhduar t’i publikojë dëshmitë e radhës që faktojnë krimet në Kosovë.

    Syla ka thënë se në dokumentet e paraqitura sot, dëshmohet se ushtria serbe në fund të marsit 1999 në Zhegër të Gjilanit ka vrarë 6 persona të pa armatosur.

    “Në dokumentet që kam paraqitur sot, dëshmohet se ushtria me të cilën krenohet z.Vuçiq në fund të marsit 1999, në Zhegër të Gjilanit vrau gjashtë persona të pa armatosur vetëm pse ishin shqiptarë!”, ka shkruar Syla në llogarinë e tij në Facebook.

    Syla ka përmendur me emër të vrarët shqiptarë nga ushtarë të ardhur nga pjesë të ndryshme të Serbisë.

    “Ukshin Ukshini me bashkëshorten Xhevahiren, Qazim Haziri me bashkëshorten Qamilen, Milazim Idrizi dhe Shyqeri Tahiri, u vranë nga ushtarët e ardhur nga pjesë të ndryshme të Serbisë, në funksion të gjenocidit që po ndodhte kundër shqiptarëve në Kosovë”, ka shtuar Syla.

    Sipas tij, për këto krime është dënuar vetëm një serb në një gjykatë në Mal të Zi, ndërkohë që dosja tregon për më shumë pjesëmarrës.

    “Për tërë këtë krim, është dënuar vetëm njëfarë Vllado Zmajeviq, katërmbëdhjetë vjet burg në një gjykatë në Mal të Zi. Ndërkohë dosja tregon për më shumë pjesëmarrës në këtë krim makabër”, është shprehur Syla.


     

    Maca e zezë sjell super çmime ne Petrol Company!
    Nga Rubrika
    Lajme03 Maj 2024
    Koordinatori i departamentit për drejtësi në kuadër të kabinetit për qeverisje të mirë në PDK, Përparim Gruda, deklaroi se raporti i Departamentit...
    Lajme02 Maj 2024
    Ambasadori i Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, thotë se vendi i tij është përkrahës u fuqishëm për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin...
    Lajme02 Maj 2024
    Mimoza Kusari-Lila, shefe e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje ka folur edhe për Kodin Civil, që një pjesë e tij përfshinë edhe...
    Të tjera
    Lajme02 Maj 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se ky subjekt politik vazhdon të jetë zëri dhe platforma kryesore...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Skulptura e lashtë bronzi me masë jetësore ‘Viktoriusi i Ri’, ka qenë në qendër të një debati disa vjeçar në të cilin...
    Lajme02 Maj 2024
    Kryetari i komunës së Zveçanit, Ilir Peci me bashkëpunëtor po realizon projekte të cilat janë kërkesa shumëvjeçare të qytetarëve të komunës së...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Policia e Gjirokastrës ka shoqëruar tre persona lidhur me ngjarjen e rëndë që tronditi sot fshatin Bodrisht të Dropullit, ku një çift...
    Kronika02 Maj 2024
    Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues dhe i ka dënuar me gjithsej 28 vjet burgim të akuzuarit, Fethi Uygur, Alajdin...
    Lajme02 Maj 2024
    Projektrezoluta e Partisë Demokratike të Kosovës për adresimin e gjetjeve të raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit nuk është hedhur në votim...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.