×
  • Lajme
  • Lajme

    Bordi i SHSKUK-së nuk e kthen në punë Basri Sejdiun, ka afat deri të hënë

    FrontOnline
    07 Tetor 2020

    Me 6 korrik të këtij viti nga Bordi i Përgjithshëm i Shërbimit Spitalor, Klinik dhe Universitar të Kosovës (SHSKUK), është shkarkuar nga pozita e drejtorit të SHSKUK-së, Basri Sejdiu.

    Arsyet që i ka dhënë Bordi për shkarkimin e Sejdiut kanë qenë të lidhura me raportin e Auditorit të Brendshëm, që ka identifikuar shkelje të shumta përfshirë keqmenaxhimin dhe performancën e dobët.

    Por ndryshe nga Bordi, ka vendosur Inspektorati i Punës.

    Nga ky institucion është konstatuar se arsyet e Bordit për shkarkimin e Sejdiut kanë qenë të pabaza.

    Aty është theksuar se proceset e përshkruara në arsyetimin e vendimit të bordit të SHSKUK-së për shkarkim, nuk janë kompetencë e drejtorit të përgjithshëm.

    Kështu nga ky inspektorat është urdhëruar rikthimi i menjëhershëm i Basri Sejdiut në krye të SHSKUK-së.

    Por, i njëjti ende nuk ka filluar punën.

    Sejdiu në një prononcim për Front Online, ka thënë që Bordi i SHSKUK-së, ende nuk ka marrë vendim për kthimin e tij në punë, edhe pas vendimit të shkallës së dytë.

    “Është një vendim i shkallës së dytë, i cili e konfirmon shkallën e parë dhe kanë afat diku tetë ditor për ta zbatuar këtë vendim. Është vendim i ekzekutueshëm, domethënë i Inspektoratit të Punës dhe nëse bëjnë ankesë diku, sipas këtij vendimi dhe avokatëve dhe ekspertëve ligjor që unë i kam konsultuar, nuk kanë të drejtë që ta shtyjnë më shumë këtë çështje”, ka thënë Sejdiu për Front Online.

    Sipas tij, Bordi i SHSKUK-së duhet të marr vendim jo më larg se të hënën e javës së ardhshme për rikthimin e tij në punë, në mënyrë që ai të filloj punën sërish në pozitën e drejtorit të SHSKUK-së.

    “Ky vendim pritet që të merret të hënën, përkatësisht në javën tjetër. Javën e ardhshme nëse merr vendim Bordi për të më kthyer, nëse nuk merr vendim në një mënyrë ata e përsërisin shkeljen ligjore, sepse në fakt me këto vendime të Inspektoratit ceket se janë shkelur tre Ligje, pra: procedura gjyqësore edhe me shkarkim, kështu që nëse nuk zbatohet ky vendim që është i ekzekutueshëm, atëherë kemi të bëjmë me një shkelje ligjore të radhës”, ka thënë ndër të tjera ai për Front Online.

    Përndryshe, detyrën e drejtorit të përgjithshëm të SHSKUK-së, që nga 6 korriku është duke e ushtruar infektologu Valbon Krasniqi./Front Online/

     

    Banorja e 13-të e BBVK rrëfen ngjarjen e frikshme që i ka ndodhur
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Babai i Alma Bushati-Arrëzit, nënës e cila i dha fund tragjikisht jetës duke u hedhur nga ura e lumit Buna së bashku...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Vëllai i Ergys Arrazit, që dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj gruas dhe fëmijëve e se kjo më pas ka kryer vetëvrasje,...
    Lajme06 Maj 2024
    Valdet Hoxha, avokat, tentim vrasjen ndaj Marko Jabllanoviqit e ka quajtur skenar të mirë menduar të strukturave paramilitare serbe, që, sipas tij,...
    Të tjera
    Sport06 Maj 2024
    Arsenali raportohet se ka hapur bisedimet për të transferuar sensacionin brazilian Estevao Willian, i cili njihet ndryshe si “Messinho”. Sipas mediumit brazilian...
    Lajme06 Maj 2024
    Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla ka marr pjesë në panelin e parë...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Agjencia e OKB-së për fëmijë (UNICEF) tha të hënën se “nuk ka asnjë vend të sigurt për të shkuar në Gaza për...
    Kronika06 Maj 2024
    Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy veturave. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Çikatovë e vjetër rrugës për...
    Lajme06 Maj 2024
    Zëvendësdrejtori i policisë në Mitrovicën e Veriut, Veton Elshani, ka folur lidhur me atentatin ndaj  Marko Jabllanoviqit [vëllau i Aleksandar Jabllanoviq], anëtarit...
    Lajme06 Maj 2024
    Një zëdhënës i Departamentit amerikan i Shtetit i tha Zërit të Amerikës se Zv/ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit Gabriel Escobar nuk është...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.