×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Dumoshi viziton Rahovecin, përkrah disa projekte kulturore dhe sportive

    FrontOnline
    07 Tetor 2020

    Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi ka vizituar Komunën e Rahovecit. Ajo është takuar me kryetarin e kësaj komune, Smajl Latifi me të cilin kanë biseduar për disa nga projektet kulturore-sportive që pritet të ndërtohen dhe finalizohen në këtë komunë.

    Dumoshi pas takimi tha se në Rahovec po nisin projekte sportive si stadiumi sportiv në Ratkoc si dhe stadiumi i qytetit, projekte këto që kanë ndikim direkt tek nevojat e qytetarëve.

    “Ne si ministri e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në te gjitha komunat e Kosovës bashkëpunojmë, nënshkruajmë marrëveshje, memorandume që lidhen direkt ku qytetari përfiton nga projekte të tilla. Jemi në procedurë të tenderimit për dy projekte që janë të rëndësisë për Rahovecin. Për stadiumin në Ratkoc i cili është paraparë në vlerë 800 mijë euro është edhe dosja duke u përgatitur për tenderim pastaj e kemi stadionin e futbollit në qytetin e Rahovecit është i paraparë me 2 milionë edhe kjo dosje tash këto ditë do publikohet. Gjithashtu e kemi edhe ndërtimin e palestrës sportive në Krushë të Madhe”, tha Dumoshi.

    Ministrja e Kulturës, Vlora Dumoshi ka folur edhe për projektin që ka të bëjë me historinë gojore për tragjeditë që ka kaluar Kosova në luftën e fundit.

    Në këtë projekt do përfshihen rrëfimet e dëshmitarëve të masakrës së Krushës së Madhe.

    Ajo tha se ky projekt është mbështetur edhe nga Ambasada Amerikane.

    “Është një projekt i cili është i një rëndësie shumë të madhe projekti i historisë gojore, ku rrëfimet gojore të dëshmitarëve të masakrës së Krushës së Madhe. MKRS me një kujdes shumë të vecantë edhe këtë profil të mbledhjes së historisë gojore se çka ka ndodhur në Kosovë ne do i vendosim në pah dhe këto dokumente dhe libra do përkthehn edhe në gjuhë të tjera“, tha ajo.

    Kurse, kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi tha se është i kënaqur që ministrja Dumoshi po i përkrah projektet e rëndësishme sportive e kulturore për qytetarët e kësaj komune.

    “Është mirë që në këto prioritetet tona të cilat i ka komuna e Rahovecit po përfshihet jashtëzakonisht mirë dhe kënaqshëm edhe ministria e Kulturës si në projektet që kanë për qëllim me i mbështet OJQ, subjektet të cilat angazhohen dhe kryejnë projekte të shumta për rini, kulturë dhe sport po ashtu edhe projektet kapitale që janë shumë me rëndësi të madhe për qytetarin e Rahovecit si stadiumi i kategorisë se dytë sipas standardeve të FIFA-së që do fillojë së ndërtuari së shpejti. Palestra sportive në Krushë të Madhe, stadiumi i futbollit në Ratkoc”, tha ai.

    Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumushi ka vizituar hapësirën ku po planifikohet ndërtimi i stadiumit të qytetit. Ndërsa, më pas do të zhvillojë vizitë edhe në shtëpinë muze të Ukshin Hotit.

    Cilësi, gatim dhe shpërblim
    Nga Rubrika
    Lajme07 Maj 2024
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka marrë pjesë në panelin e diskutimit me temë “Misionet e stabilizimit si instrument për ruajtjen e...
    Lajme07 Maj 2024
    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), në mbledhjen e rregullt të kryesisë të mbajtur sot, ka krijuar Shtabin Zgjedhor për zgjedhjet paramentare....
    Lajme07 Maj 2024
    Në mbledhjen e mbajtur të Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, unanimisht është vendosur që zëdhënës i LDK-së të emërohet Besian Mustafa....
    Të tjera
    Front TV07 Maj 2024
    Një laborator droge në fshatin Miokoviçe të Leposaviqit është zbuluar nga Policia e Kosovës. Zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton...
    Ekonomi07 Maj 2024
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka marrë pjesë në Këshillin Kombëtar për Ekonomi dhe Investime, ku tha se nëpërmjet dialogut dhe bashkëpunimit...
    Lajme07 Maj 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është takuar me ambasadoren e ShBA-së në kombet e Bashkuara, Linda Thomas Greenfield, e cila njëkohësisht është...
    Sport07 Maj 2024
    Fluminense ka zyrtarizuar rikthimin e Thiago Silvas. Qendërmbrojtësi brazilian po rikthehet te klubi nga i cili u largua përfundimisht në vitin 2009....
    Lajme07 Maj 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka thënë se Rusia aktualisht po kryen një sulm hibrid ndaj Kosovës. Gërvalla tha se...
    Lajme07 Maj 2024
    Ndërkohë që mbështetja e deklaruar nga shtetet e fuqishme vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes, është e qartë se rruga e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.