×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Shtëpia e Bardhë thotë se Trump është më mirë, shpreson të lirohet sot nga spitali

    FrontOnline
    05 Tetor 2020

    Shefi i kabinetit të Shtëpisë së Bardhë, Mark Meadows shprehu optimizëm sot se presidenti Donald Trump mund të lirohet nga spitali gjatë ditës ndërsa gjendja e tij shëndetësore po përmirësohet.

    Në një deklaratë për Fox News, Meadows tha se një ekip mjekësor do të vlerësonte gjendjen e Trump gjatë mëngjesit.

    “Ne mbetemi optimist se ai do të jetë në gjendje të kthehet në Shtëpinë e Bardhë më vonë gjatë ditës,” tha ai.

    Trump postoi gati 20 ‘cicërima’ në mëngjes herët, kryesisht për zgjedhjet presidenciale të nëntorit.

    Disa aspekte të sëmundjes së tij mbeten të paqarta. Mjekët raportuan se ngopja e tij me oksigjen në gjak kishte rënë dy herë dhe se ai kishte marrë oksigjen të paktën një herë.

    Mjeku i tij Sean Conley tha se Trump merr një steroid që zakonisht jepet në raste të rënda dhe pesë ditë terapi me ilaçin antiviral remdesivir. Atij gjithashtu iu dha një koktej antitrupi.

    Trump u vendos në Spitalin Ushtarak Walter Reed jo shumë larg Uashington të premten. Të dielën, ai doli për pak kohë nga spitali për të përshëndetur mbështetësit e mbledhur përpara spitalit.

    Trump shpesh nuk mbante maskë në publik dhe merrte pjesë në tubime të mëdha. Është konfirmuar të jetë pozitiv të enjten, dhe vetëm disa orë më parë ai kishte marrë pjesë në një mbledhje fondesh në Nju Xhersi.

    Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni30 Prill 2024
    Kryetari i PDSH në Maqedoninë e Veriut, Menduh Thaçi duke folur në Emisionin “Opinion” për rundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në...
    Bota/Rajoni30 Prill 2024
    Kandidati për president të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, deklaroi se me opozitën aktuale, nëse hyjnë në Qeveri, deri në vitin 2050...
    Bota/Rajoni30 Prill 2024
    Kandidati për president i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, pritet të bëjë fushatë në shtetin e Miçiganit përgjatë kësaj jave. Siç njofton...
    Të tjera
    Lajme30 Prill 2024
    Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, deklaroi se kushdo që sot thotë që Kosova ka më shumë sovranitet në veri të...
    Bota/Rajoni30 Prill 2024
    Turizmi malor dhe investimet për rigjallërimin e tij vijojnë të mbeten një prioritet, tashmë i përforcuar me një paketë të re të...
    Lajme30 Prill 2024
    Ish ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj sociacionin e ka quajtur “përbindësh”. “Pjesa e fundit e kushtëzimit është ai neni 7...
    Sport30 Prill 2024
    Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Edon Zhegrova, është nominuar për çmimin e futbollistit më të mirë të vitit në elitën e futbollit...
    Lajme30 Prill 2024
    Nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk dëshiron zgjedhje. Ai ka...
    Lajme30 Prill 2024
    Kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiq, ka thënë se vendi i tij nuk do të merret me çështjen e njohjes së...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.