×
  • Lajme
  • Lajme

    Zemaj flet rreth vaksinës anti-COVID: Kemi hyrë në listën e sigurimit të 20 përqindëshit, kurdo që të jetë në dispozicion

    FrontOnline
    02 Tetor 2020

    Ministri i Shëndetësisë (MSH), Armend Zemaj ka bërë të ditur se Ministria e Shëndetësisë ka siguruar 160.500 vaksina për gripin sezonal.

    Ai theksoi se me Ligjin e anti COVID-19, deputetët e Kuvendit të Kosovës e kanë obliguar që qytetarëve t’ju sigurohet vaksina kundër COVID-19.

    “Aktualisht kemi siguruar 160.500 vaksina të cilat do të shpërndahen. Jemi në proces të blerjes edhe të 340.000 vaksina”, tha ai.

    Ministri ka folur edhe për mundësinë e sigurimit të vaksinës kundër coronavirusit, kur ajo të jetë në dispozicion.

    “Angazhimi për të siguruar është grupi Kovaks, ku ne kemi hyrë në listën e sigurimit të 20 përqindëshit. Kurdo që të lejohet në përdorim të vaksinës ne ta sigurojmë minimumin të parashikuara nga IKShPK, por Ligji anti COVID, deputetët e Kuvendit të Kosovës më kanë obliguar që të gjithë qytetarëve të republikës së Kosovës të ju sigurohet vaksina anti COVID-19”, tha ai.

    Ministri i Shëndetësisë ka folur edhe rreth riorganizimit të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

    “Janë dy mënyra të punës që po e praktikoj e para është dinamika, dhe puna ime kërkon përkushtim maksimal dhe duke e ruajtur pavarësinë në punë profesionalizimin por duke rritur kërkesën për avancim të shërbimeve shëndetësore. Tash kemi filluar edhe kthimin gradual të shërbimeve shëndetësore pasi një kohë të gjatë nuk ishin në funksion për shkak të situatës pandemike. Riorganizimi nënkupton infrastrukturë, resurse humane, menaxhment, aspektin legjislativ, udhëzime deri të statuti i ri i QKUK-së, Ligji i ri për Shëndetësi”, u shpreh ai për Telegrafi.com.

    Zemaj më tej njoftoi se janë në përfundim të dialogut të brendshëm për Ligjin e ri të Shëndetësisë.

    “Tash jemi në përfundim të dialogut të brendshëm. Do të kemi disa segmente ku pretendimet e mia janë që të avancoj me disa institute të reja. Ka dublifikim në vendimmarrje dhe në përgjegjësi, nuk ka ndonjë decentralizim të saktë të shërbimeve”, ka thënë ai.

    E sa i përket sigurimeve shëndetësore, proces ky që ka filluar disa vite, por që ende nuk është realizuar, ministri Zemaj tha se nuk e ka lënë anash këtë çështje.

    “Nuk e kam lënë anash sigurimin shëndetësor. Të katër ligjet të cilat janë në procedurë në plotësim-ndryshim është edhe Ligji për Sigurime Shëndetësore. Jemi duke marr dhe shkëmbyer informacione për gjendjen reale. Po shikojmë mënyrat më të mira për inputet që do të na jep ligji i ri. Brenda këtij viti do ta përcjellim ligjin e ri dhe na duhet një konsensus politikë. E di që ka shumë mangësi është sfiduese, do të angazhoj këto ditë edhe ekspertizë shtesë”, tha ministri Zemaj.

    Punimet në rrjet, KEDS njofton se në këto vende s’do të ketë rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme03 Maj 2024
    Koordinatori i departamentit për drejtësi në kuadër të kabinetit për qeverisje të mirë në PDK, Përparim Gruda, deklaroi se raporti i Departamentit...
    Lajme02 Maj 2024
    Ambasadori i Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, thotë se vendi i tij është përkrahës u fuqishëm për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin...
    Lajme02 Maj 2024
    Mimoza Kusari-Lila, shefe e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje ka folur edhe për Kodin Civil, që një pjesë e tij përfshinë edhe...
    Të tjera
    Lajme02 Maj 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se ky subjekt politik vazhdon të jetë zëri dhe platforma kryesore...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Skulptura e lashtë bronzi me masë jetësore ‘Viktoriusi i Ri’, ka qenë në qendër të një debati disa vjeçar në të cilin...
    Lajme02 Maj 2024
    Kryetari i komunës së Zveçanit, Ilir Peci me bashkëpunëtor po realizon projekte të cilat janë kërkesa shumëvjeçare të qytetarëve të komunës së...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Policia e Gjirokastrës ka shoqëruar tre persona lidhur me ngjarjen e rëndë që tronditi sot fshatin Bodrisht të Dropullit, ku një çift...
    Kronika02 Maj 2024
    Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues dhe i ka dënuar me gjithsej 28 vjet burgim të akuzuarit, Fethi Uygur, Alajdin...
    Lajme02 Maj 2024
    Projektrezoluta e Partisë Demokratike të Kosovës për adresimin e gjetjeve të raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit nuk është hedhur në votim...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.