×
  • Lajme
  • Lajme

    Vetëvendosje: PDK po gjen arsyetime për të mos e rrëzuar Qeverinë Hoti

    FrontOnline
    30 Shtator 2020

    Deputeti i Partisë së Ashkalinjve për Integrim, Etem Arifi, sot iu është dorëzuar organeve të drejtësisë dhe do të shkojë në vuajtje të dënimit për një vit e tre muaj për shkak se mashtroi me subvencione.

    Mungesa e tij në Kuvend do t’ia vështirësojë punët Qeverisë Hoti, e cila u ngrit me shumicën e thjeshtë, njofton Klan Kosova.

    Për këtë, Lëvizja Vetëvendosje po thotë se është një rivërtetim i asaj që thonë se kjo qeveri është ilegale dhe jolegjitime.

    Për më tepër, zëdhënësi i partisë, Përparim Kryeziu, tha se Qeverisë Hoti po i shtohet një emërtim tjetër – jofunksionale.

    “Kjo Qeveri buron nga një shtrembërim i vullnetit qytetar. Ajo është jolegale sepse një deputet përcaktues nuk do të duhej të ishte në Kuvend për ta mundësuar një Qeveri që është plotësisht jofunksionale. Ajo nuk arrin të garantojë votimin e nismave legjislative dhe një e tillë që efektivisht s’mund të garantojë numrin e votave për të përmbushur obligim e sfidon nevojën edhe për ekzistencën e saj sepse e ka të pamundur që të ushtrojë kompetencën e saj”.

    Derisa tregoi se janë në pritje të një vendimi të Gjykatës Kushtetuese për rastin e deputetit të dënuar, Kryeziu në Info Magazine ripërsëriti që përpos nevojës për rilegjitimitet dhe rilegalizim të qeverisë është shtruar nevoja për një rifunksionalizim të saj që duhet të bëhet me zgjedhje të parakohshme.

    “Jemi të bindur që kërkesa jonë është edhe e saktë edhe e drejtë sepse një deputet që është dënuar me vendim të prerë nga një gjykatë, me dënim më të gjatë se një vit s’duhet të ishte në Kuvend për ta votuar Qeverinë Hoti. Tashmë i njëjti që e ka mundësuar votimin e saj po e pamundëson funksionalizimin e saj. Një qeveri që s’i ka 60 vota minimumi do të duhej të dorëhiqej”.

    Kryeziu tha se e vetmja parti opozitare që ka ndërmarrë nisma që të rrëzojë Qeverinë e Avdullah Hotit është Vetëvendosja derisa për partinë tjetër në opozitë, PDK-në, tha se gjen arsyetime për t’i mbuluar veprimet.

    “VV është i vetmi subjekt që me sinqeritet e ka trajtuar nevojën për një mocion të mosbesimit dhe për këtë ka shpenzuar resurse njerëzore dhe financiare për organizimin e një peticioni ku për disa muaj janë grumbulluar 250 mijë nënshkrime”.

    “Nisma për mocion të mosbesimit mund të zbatohet nëse i bashkohet edhe pjesa tjetër e opozitës. Ata bile e kanë cilësuar se kanë kryer tradhti kombëtare me Marrëveshjen e Ëashingtonit”.

    Kryeziu tregoi se Vetëvendosje  i ka thënë PDK-së që teksti dhe përmbajtja janë të hapura për ndryshimet e tyre, por tha se ata po kushtëzojnë nismën dhe se “ky është arsyetim për të mos bërë diçka”.

    “Nëse PDK e konsideron që Qeveria Hoti ka dështuar në rimëkëmbje ekonomike, në menaxhimin e pandemisë, si dhe ka kryer akt të tradhtisë kombëtare, pra nëse këto janë vlerësime të PDK-së atëherë është e pakuptimtë që ata s’e ofrojnë mbështetjen”.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Sekretari amerikan i Mbrojtjes Pete Hegseth konfirmoi se një nëndetëse amerikane ka fundosur një anije luftarake iraniane në Oqeanin Indian, ndërsa deklaroi...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një panel ekspertësh i Kombeve të Bashkuara tha të mërkurën se është “thellësisht i shqetësuar” për vdekjet e fëmijëve pas bombardimit të...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Lufta mes SHBA-së dhe Iranit është zhvendosur edhe në hapësirat ujore, raporton Express. Departamenti i Luftës ka publikuar një video nga sulmi...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Shefja e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu ka deklaruar para gazetarëve se ende nuk ka asnjë emër të...
    Vip04 Mars 2026
    Në Big Brother VIP Albania 5, Rogert Sterkaj, po vazhdon me deklaratat e forta dhe akuzat ndaj banorëve të tjerë. Ai edhe...
    Front TV04 Mars 2026
    Partia Demokratike e Kosovës nuk do të votojë Andin Hotin, nëse ai kandidohet për president nga LVV-ja, ashtu siç është raportuar nga...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka thënë se e ende nuk kanë marrë ftesë për mbajtjen...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri e ka kritikuar partinë fituese, pra Lëvizjen Vetëvendosje e cila, sipas tij, ka përgjegjësinë...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefja e deputetëve të LDK-së, Jehona Lushaku Sadriu ka thënë se LVV ka përgjegjësinë për procesin e zgjedhjes së presidentit të ri...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.