×
  • Lajme
  • Front TV
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Ndihma ndaj bizneseve/ Pesë dështimet e Avdullah Hotit

    FrontOnline
    29 Shtator 2020

    As pas 5 tentimeve, Kuvendi nuk ia votoi projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike.

    E shefi i ekzekutivit, Avdullah Hoti, nuk priti më.

    Në forcën e tij, për t`u dalë në ndihmë bizneseve të prekura nga pandemia Covid-19, vendosi të ndajë 60 milionë euro për to, shkruan Front Online.

    Mjetet u dhanë në bazë të listës së punëtorëve që këto biznese deklaruan në dhjetor të 2019 kur nuk kishte virus e as krizë ekonomike në vend.

    Me metodën e zgjedhur të kryqeveritarit s`po pajtohet Hekuran Murati i Vetëvendosjes.

    “Metoda e tillë është problematike sepse nuk ndihmon punëtorët, gjë që edhe do të duhej të ishte qëllimi, u shpreh ai për Front Online.

    Se Hoti nuk veproi drejtë e thotë edhe eksperti i ekonomisë, Musa Limani.

    Ai thotë se është dashur të bëhet një listë e re që do të ndihmonte bizneset që janë prekur shkaku i pandemisë.

    “Logjikisht nuk është e drejtë. Nuk ka vepruar drejtë. Është dashur të bëhet një listë e re që do të ndihmonte bizneset që janë prekur shkaku i pandemisë. Kështu stimulohen punëtorët që kanë qenë para pandemisë”, u shpreh ai për Front Online.

    Nga qeveria, topin për këtë, po e hedhin te Ministria e Financave.

    Nga ky dikaster pyetjes nëse pagesat do të duhet të bëheshin karshi ndonjë liste të bërë rishtaz iu përgjigjën me pyetje.

    “Kallxom t`i kur është deshtë me e ba”, tha zëdhënësi i Ministrisë, Muharrem Shahini, shkruan Front Online.

    Shembulli se si duhej të ndodhte, në Vetëvendosje thonë se veçse ekziston.

    “ E në fakt do të duhej të ishte e kundërta – pra të mbështeten punëtorët në mënyrë të drejtpërdrejtë, ashtu siç e ka bërë Qeveria Kurti me Pakon Emergjente Fiskale”.

    E që puna të mos vinte deri këtu do të duhej të miratohej projektligji për rimëkëmbje ekonomike, shkruan Front Online.

    I tilli kap vlerën e 385 milionë eurove derisa votimi i tij do t’iu mundësonte qytetarëve kontributpagues të tërheqin 10 për qind të mjeteve nga llogaria e tyre në Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës.

    Nga Rubrika
    Lajme29 Tetor 2024
    Prishtinë-Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar padinë e gazetarit Ridvan Berishës kundër Radio Televizionit të Kosovës (RTK), duke anuluar kështu vendimin e...
    Lajme29 Tetor 2024
    Ditën e djeshme qasjet për të gjithë zyrtarët financiarë komunës së Suharekës janë bllokuar. Kjo, sipas kryetarit, Bali Muharremaj, deri të procedohen...
    Lajme29 Tetor 2024
    Gjenerali Enrico Barduani, komandanti i ri i KFOR-it në Kosovë, ka diskutuar prioritetet e tij kryesore dhe përkushtimin ndaj stabilitetit në Kosovë....
    Të tjera
    Lajme29 Tetor 2024
    Policia e ka identifikuar personin i cili sot më 29 tetor i ka vendosur afishe me mbishkrime provokuese në rrugën “Dëshmorët e...
    Lajme29 Tetor 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, tha se rritja e pagave në sektorin publik që sot e njoftoi kryeministri Albin...
    Sport29 Tetor 2024
    Kombëtarja U17 e Kosovës në konkurrencën e vajzave është nisur sot për në Shqipëri. Atje Dardanet do të përballen me Shqipërinë dhe...
    Lajme29 Tetor 2024
    Ministri i Bujqësisë Faton Peci ka deklaruar se transformimet që kanë sjellë në Ministrinë e Bujqësisë, sipas tij, janë dëshmi e përkushtimit...
    Lajme29 Tetor 2024
    Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, me shpjetësi i ka reaguar kryetarit të SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj për kundërshtimin e tij për rritjet e...
    Lajme29 Tetor 2024
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka treguar se sa do të ketë pagën ushtari i Kosovës nga janari i vitit të ardhëm...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.