×
  • Lajme
  • Lajme

    Kërkohet që Etem Arifit t`i merret mandati i deputetit

    FrontOnline
    29 Shtator 2020

    Rreze Hoxha nga Grupi për Studime Politike dhe Juridike & Drejtësia Sot, ka thënë për Front Online se pas marrjes së vendimit në formën e prerë ndaj Etem Arifi, të njëjtit duhet që t`i merret pozita e deputetit.

    “Deputetit Arifi veçse i është bërë i plotfuqishëm dënimi i tij dhe kemi një vendim të formës së prerë ndaj tij. Për të njëjtën ka pasur edhe fletarrestim të lëshuar nga Gjykata meqenëse i njëjti nuk është paraqitur në Qendrën për mbajtjen e dënimet. Kushtetuta e Republikës së Kosovës flet qartë në nenin 70 të saj që janë disa situata ku parashihen që një deputeti i merret mandati, e njëra nga situatat është kur një deputet është i dënuar me një vendim të formës së prerë për një vit burgim ose më shumë se një vit”, ka thënë ai.

    E, lidhur me kërkesës e Lëvizjes Vetëvendosje nga Gjykata Kushtetuese për Front Online kanë thënë se janë në shqyrtim të kërkesës dhe mbledhjes të të gjitha dokumenteve të nevojshme për shqyrtim kushtetues.

    “Përkitazi me kërkesën e dorëzuar nga Lëvizja Vetëvendosje lidhur me rastin e deputetit Etem Arifi, Gjykata ka pasur komunikim të vazhdueshëm me institucionet dhe palët e përfshira në rast deri të martën e kaluar, me qëllim të kompletimit të dosjes së lëndës. Afati 60 ditorë për shqyrtimin e këtij rasti, fillon pas dorëzimit të të gjitha dokumenteve të nevojshme për shqyrtim kushtetues. Sapo të merret vendimi, për këtë do të njoftohen të gjitha palët e përfshira në rast dhe opinion”, thuhet në përgjigjen e tyre për Front Online.

    Më katër korrik të këtij viti, Gjykata Themelore e Prishtinës kishte lëshuar urdhër arrest për deputetin Etem Arifi, i cili është dënuar me vendim të formës së prerë për mashtrimin me subvencione që kapin shumën mbi 25 mijë euro.

    Lajmi i plotë:

    A merret Kushtetuesja me ligjshmërinë e votës së deputetit Arifi? Flet ish-kryetari Enver Hasani

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.