×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    “Ushtria jonë, gati në front kundër Armenisë”/ Mediat turke nxjerrin planin e Erdogan

    FrontOnline
    29 Shtator 2020

    Mediat turke shkruajnë se qeveria është e gatshme t’i ofrojë Azerbajxhanit të gjithë ndihmën që do të kërkohet.

    “Do t’i ofrojmë gjithçka u duhet, si iu duhet atyre”, citojnë mediat turke zyrtarët lokalë, ndërsa mëngjesin e sotëm, “Hurriyet” raporton duke iu referuar burimeve ushtarake për një sipërmarrje edhe më të rëndësishme nga shteti turk.

    Sipas gazetës, Turqia mund të dërgojë edhe ushtarë që të luftojnë në krah të Azerbajxhanit nëse ky i fundit e kërkon këtë.

    Përshkallëzimi i konfliktit mes Armenisë dhe Azerbajxhanit në Nagorni-Karabak shton mundësinë që aty të përfshihen dhe fuqi të mëdha si Rusia e Turqia.

    Ajo që duket si një luftë lokale për një rajon shkëmbor me peshë mjaft të vogël strategjike, mund të marrë një rëndësi krejt tjetër duke vendosur në kurs përplasjeje Moskën me Ankaranë. Rusia ka një marrëveshje të ndërsjellë mbrojtjeje me Armeninë që mund të hyjë në fuqi nëse luftimet përhapen në këtë vend, ndërsa Turqia, anëtare e NATO-s, është aleate me Azerbajxhanin.

    Të hënën, një këshilltar i sigurisë kombëtare i Presidentit Rexhep Taip Erdogan i Turqisë lëshoi një deklaratë duke dënuar Armeninë.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.