×
  • Lajme
  • Lajme

    Kuvendi i Gjilanit miraton buxhetin për vitin 2021 pa votat e opozitës

    FrontOnline
    29 Shtator 2020

    Kuvendi Komunal i Gjilanit, në seancën e sotme e kryesuar nga Shpresa Kurteshi-Emini, ka miratuar propozim buxhetin për vitin 2021, si dhe vlerësimet e hershme për vitet 20202-2023, vendimin paraprak për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të pronave të paluajtshme të komunale, vendimin për formimin e Komisionit vlerësues të ofertave, vendimin për themelimin e komisionit për vlerësimin e ankesave në procedurën e dhënies në shfrytëzim të pronës së paluajtshme komunale, të datës 30.05.2019, vendimin për caktimin e normave tatimore në pronën e paluajtshme për vitin 2021.

    Po ashtu, Kuvendi ka miratuar edhe kërkesën e Drejtorisë së Arsimit për ndarjen e bursave për studentë të dalluar për vitin akademik 2019/2020, vendimin për formimin e Komisionit për ndarjen e bursave, kërkesën e Këshillit të fshatit Zhegër për emërtimin e sheshit të fshatit me emrin “Qahil Agush Agushi” si dhe u informua për fillimin e vitit të ri shkollor në kushtet e pandemisë.

    Në të vërtetë, për të qenë sa më efikas në punë, Kuvendi u pajtua për ndarjen e rendit të ditës në dy seanca. Kështu, me propozimin opozitës (PDK e LVV) dhe dakordimin edhe të subjekteve tjera, raporti i kryetarit si dhe raporti i auditorit u shtynë për seancën e ditës së enjte.

    Sa i përket projekt-buxhetit për vitin 2021, Bujar Nevzadi tha se PDK do të votojë kundër këtij projekt-buxheti, që ai e ka quajtur të mbijetesës, sepse nuk ka asgjë për zhvillim ekonomik dhe as nuk i plotëson pritjet e qytetarëve në arsim, shëndetësi, biznes dhe sektorë të tjerë.

    Edhe Nevzad Isufi (LVV) tha se projekt-buxheti nuk ka ndonjë ndryshim nga viti paraprak, ndërsa gjendja në praktikë dhe terren ka ndryshuar.

    Ndërkaq, Shemsedin Elezi tha se grupi i këshilltarëve të LDK-së i jep përkrahje projekt-buxhetit, i cili sipas tij, është real dhe i merr parasysh prioritetet, sikurse edhe Arta Nuhiu (AAK) e cila tha se konsideron që buxheti është i planifikuar mirë.

    Me 15 vota për dhe 10 kundër të opozitës (LVV-PDK), Kuvendi e miratoi projekt-buxhetin për vitin 202,1 si dhe vlerësimet e hershme 2022-2023.

    Sa i përket ndarjes së bursave për studentë të dalluar për vitin akademik 2019/2020, Gentrit Murseli kërkoi që formulimi ‘bursë për studentë të dalluar’ të zëvendësohet me ‘bursë për studentët e Gjilanit’, sepse po krijon probleme te kategorizimi dhe kjo u pranua nga Kuvendi, pas një konsultimi ndërmjet grupimeve politike.

    Gjatë debatit pati edhe polemika, reagime e mospajtime ndërmjet opozitës dhe pozitës, gjë që e detyroi kryesuesen e Kuvendit, Shpresa Kurteshi Emini të kërkojë nga këshilltarët komunalë që të ruajnë respektin e ndërsjellë, ndërsa përgjegjësinë e tyre në vendimmarrje ta përdorin për të ndikuar drejtpërdrejt në përmirësimin e jetës së qytetarëve.

    Në shenjë mospajtimi, këshilltarët e LVV-së, gjatë pauzës mbajtën një konferencë për media dhe nuk u kthyen më në vazhdimin e seancës.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.