×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeveria Hoti deklarohet për shkuarjen në burg të deputetit Arifi

    FrontOnline
    29 Shtator 2020

    Qeveria e Kosovës nuk beson se mungesa e deputetit Etem Arifi në kuvend do të paraqesë vështirësi në punën e ekzekutivit.Xhavit Beqiri, këshilltari për media i kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, thotë se pavarësisht faktit se deputeti Arifi ka shkuar në vuajte të dënimit me burg, qeveria do të vazhdojë me agjendat e saj të përditshme.

    “Nuk presim se do të paraqesë ndonjë problem. Nuk presim se do të paraqesë vështirësi në punën e qeverisë. Le të presim. Ne do të vazhdojmë agjendën e përditshme të punës së qeverisë”, tha Beqiri.

    Shërbimi Korrektues i Kosovës konfirmoi të martën, se deputeti i Partisë së Ashkalinjëve për Integrim, Etem Arifi, është dorëzuar sot në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë. Arifi ishte në arrati, pasi qe dënuar me një vit e tre muaj burgim për mashtrim me subvencione.Sipas vendimit të gjykatës, deputeti Etem Arifi, së bashku me Bajram Gashin, drejtor i OJQ-së “Zëri i Ashkalinjve”, ishin përgjegjës për përvetësimin e rreth 26 mijë eurove.

    Në gusht të këtij viti, Gjykata Themelore lëshoi urdhërarrest, por Arifi arriti që t’i shmangej arrestimit. Ai iu drejtua edhe Gjykatës Kushtetuese për të kërkuar mendim për ligjshmërinë e dënimit ndaj tij, por më 23 shtator, Kushtetuesja njoftoi se nuk e ka marrë në shqyrtim kërkesën e Arifit, pasi e konsideroi si të papranueshme.

    Ndryshe, sipas Kushtetutës së Kosovës, neni 70, mandati i deputetit mbaron ose bëhet i pavlefshëm, ndër të tjera, nëse një deputet dënohet me vendim gjyqësor të formës së prerë për vepër penale me një ose më shumë vjet burgim.Etem Arifi, pavarësisht se ishte i dënuar me vendim të formës së prerë, ai mori pjesë në seancën e 25 marsit, ku u rrëzua Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti i Lëvizjes Vetëvendosje. Po ashtu, ai ishte njëri nga 61 deputetët që më 3 qershor votoi për Qeverinë e re të Kosovës, të udhëhequr nga kryeministri, Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës.Votimin për Qeverinë Hoti nga Etem Arifi, partia opozitare, Lëvizja Vetëvendosje e kontestoi dhe e ka dërguar këtë rast në Gjykatën Kushtetuese.Deri më tani, Kushtetuesja ende nuk ka marrë ndonjë vendim për këtë rast./REL/

    Nga Rubrika
    Lajme15 Korrik 2025
    Pacientët me kancer po detyrohen ta sigurojnë vetë terapinë, pasi në Klinikën e Onkologjisë mungon një pjesë e ilaçeve të nevojshme. Ata...
    Lajme15 Korrik 2025
    Analisti Imer Mushkolaj ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Supreme , duke thënë se Gjykata nuk po e pengon digjitalizimin e biznesve...
    Lajme15 Korrik 2025
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me përfaqësues të Odës Ekonomike të Letonisë, ku siç është shprehur ajo, ka prezantuar potencialin...
    Të tjera
    Lajme15 Korrik 2025
    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Doarsa Kica-Xhelili, ka thënë se Gjykata Supreme ka konfirmuar se Albin Kurti dhe ministrat kanë...
    Lajme15 Korrik 2025
    Vazhdimi i qëndrimit edhe më tutje në zyra qeveritare nga Albin Kurti dhe nëntë deputetë të Vetëvendosjes edhe pas vendimit të Gjykatës...
    Lajme15 Korrik 2025
    Avokati Arianit Koci sot në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova foli në lidhje me vendimin e Gjykatës Supreme për të...
    Sport15 Korrik 2025
    Në kuadër të raundit të parë kualifikues për Ligën e Kampionëve, sonte zhvillohet ndeshja kthyese mes FC Differdange dhe Dritës. Pas fitores...
    Lajme15 Korrik 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se periudha për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës për votim me postë në zgjedhjet lokale për...
    Lajme15 Korrik 2025
    Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “Vrasje në tentativë”, lidhur me një incident të ndodhur më...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.