×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Pse po luftojnë Armenia dhe Azerbajxhani dhe pse ky konflikt është i rëndësishëm për botën?

    FrontOnline
    28 Shtator 2020

    Një nga konfliktet “e ngrira” të Europës ka shpërthyer përsëri. Në të gdhirë të së dielës, ushtria armene i është kundërpërgjigjur blindave dhe avionëve e Azerbajxhanit.

    Dhjetëra njerëz janë vrarë, duke përfshirë edhe civilë, ndërsa qindra numërohen të plagosur. Në mesin e një konflikti të ashpër, Armenia ngriti pretendimet se fqinji i saj Azerbajxhani filloi një operacion ushtarak brenda një rajoni të diskutuar prej shumë vitesh, të quajtur Nagorno-Karabak.

    Nagorno-Karabak, një rajon malor, pa dalje në det brenda kufijve të Azerbajxhanit, ka qenë një burim mosmarrëveshjesh mes Armenisë dhe Azerbajxhanit, prej shumë dekadash, që para krijimit të Bashkimit Sovjetik.

    Kjo pasi, Karabaku njihet ndërkombëtarisht si territori i Azerbajxhanit por popullsia vendase është kryesisht armene. Tensionet mes vendeve ranë në qetësi kur Armenia dhe Azerbajxhani u bënë pjesë e bllokut sovjetik, por ato u shfaqën sërish kur u shpërbë kontrolli nga Partia Komuniste.

    Në 1991 rajoni i Nagorno-Karabakut shpalli pavarësinë dhe që atëherë ka qeverisur vetë, me mbështetjen armene, duke u vetquajtur Republika e Artsakhit. Zyrtarisht konflikti u duk se u mbyll në një armëpushim të vitit 1994, me Armeninë që mori kontroll të plotë të Nagorno-Karabakut.

    Pse u rindez situata?

    Pandemia Covid-19 dëmtoi shumë çmimin e naftës dhe gazit në Azerbajxhan. Nisur nga kjo situatë, Laurence Broers, drejtoresha e programit Kaukaz në Burimet e Pajtimit, një grup i krijuar për arritjen e paqes mes vendeve, analizoi se sunduesit e Azerbajxhanit po përpiqen që të përfitojnë nga kjo kohë për të bërë disa përfitime territoriale.

    Duke u bërë thirrje ndjenjave nacionaliste, qeveria mund të zhvendosë vëmendjen nga gjendja kritike ku ndodhet vendi me menaxhimin e Covid-19 duke u angazhuar në konflikt dhe kësisoj të rifillojë procesin e paqes në pozita më të favorshme(pasi të ketë zotëruar rajonin Nagorno-Karabak), kohë më pas.

    Një revolucion në udhëheqjen armene riktheu shpresën se ky konflikt i heshtur mund të shkonte drejt zgjidhjes. Megjithatë këto aspirata u prenë shpejt, nisur nga qëndrimi i kryeministrit armen, Nikol Pashinyan, që mban një qëndrim të prerë për këtë çështje, të ngjashme me atë të paraardhësit të tij.

    Nga ana tjetër, qeveria azebajxhane thotë se po i përgjigjet agresionit armen në zona që janë ligjërisht territori i saj dhe të cilat janë zaptuar nga trupat armike separatiste prej dekadash.

    Pse është e rëndësishme kjo çështje në syrin ndërkombëtar?

    Përpos çështjes humanitare, me civilë nga të dyja palët që janë vrarë, konflikti shkakton shqetësim ndërkombëtar edhe për shkaqe të tjera.

    Arsyeja kryesore është fakti që Kaukazi i Jugut, zonë ku po zhvillohen luftimet, është një arterie kryesore për gazin dhe naftën nga Azerbajxhani në Turqi, Europë dhe në tregje të tjera botërore.

    Azerbajxhani furnizon me 5% kërkesat e gazit dhe naftës në Europë (duke ndihmuar në minimizimin e varësisë së BE-së nga Rusia). Në këtë mënyrë, shtetet rajonale janë shumë të interesuara që konfliktet të mos agravohen.

    Turqia ka deklaruar mbështetjen e saj për Azerbajxhanin, ndërsa Rusia është më afër Armenisë, megjithëse lidhjet e Putin me elitat azerbajxhanase janë rritur.

    Armenia ka deklaruar se Turqia po dërgon luftëtarë sirianë për të luftuar në anën e Azerbajxhanit, megjithëse nuk ka ende prova të forta për këtë, ndërsa Azerbajxhani e quan këtë akuzë “marrëzi të plotë”.

    Artani paralajmëron Xhulin: Ruaju!
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni03 Maj 2024
    Nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara 3 maji është shpallur Dita Botërore e Lirisë së Shtypit për të ngritur vetëdijen...
    Bota/Rajoni03 Maj 2024
    Një zyrtar i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) tha të premten se agjencia kishte një plan emergjence të përgatitur në rast të...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Turqia thuhet se ka ndaluar të gjithë tregtinë me Izraelin për veprimet e saj në Gaza, duke shkaktuar kritika të forta ndaj...
    Të tjera
    Sport03 Maj 2024
    Të shtunën zhvillohet ndeshja e pestë dhe vendimtare mes Pejës dhe Golden Eagle Yllit. Skuadra që shënon fitore, do t’i bashkohet Trepçës...
    Ekonomi03 Maj 2024
    “Administrata Tatimore të Kosovës vazhdon me trendin rritës të të hyrave, ku vetëm për periudhën janar-prill 2024 ka arritur të mbledhë 356.5...
    Lajme03 Maj 2024
    Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviq, tha se autoritetet në Kosovë ia kanë refuzuar kërkesën që të zhvillojë...
    Sport03 Maj 2024
    Kapiteni i Chelseat, Reece James ka lavdëruar mbrojtësin brazilian Thiago Silva-n. Braziliani tashmë e ka konfirmuar largimin nga ‘Blutë’ e Londrës në...
    Sport03 Maj 2024
    Jose Mourinho ka zbuluar tri skuadrat, të cilat sipas tij kanë më shumë shanse që të fitojnë trofeun në finalen e madhe...
    Lajme03 Maj 2024
    Të premten u promovua revista “An Innovation” e studentëve të vitit të tretë të Departamentit të Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës, me...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.