×
  • Lajme
  • Lajme

    Dhoma Britanike e Tregtisë në Kosovë kërkon masa për mbrojtjen e mjedisit nga automjetet e vjetra

    FrontOnline
    28 Shtator 2020

    Propozimi për ndryshim dhe plotësim të ligjit 05/L-132 për automjete e cila parasheh lehtësira shtesë në import të automobilave të përdorur ka shkaktuar reagime të ndryshme nga institucionet dhe shoqëria civile në Kosovë.

    Lidhur me këtë Dhoma Britanike e Tregtisë në Kosovë (BCCK) ka theksuar se mirëpret çdo masë qeveritare që përmirëson klimën për biznes në vendin tonë megjithatë BCCK thekson se është e nevojshme t’i tërhiqet vëmendja qeverisë pasi përpiqet të akomodojë thirrjet e vendeve të tjera për të hapur tregun tonë ndaj produkteve të tyre të padëshiruara dhe potencialisht të dëmshme për shitje qytetarëve tanë.

    “Ligjet duhet të hartohen për të siguruar që qytetarët janë të mbrojtur nga produktet potencialisht të rrezikshme, por këtu në Kosovë ne shohim politikëbërje shkurtëpamëse, të ilustruar me vendimin e fundit të Ligjbërësve të Kosovës për të ndryshuar ligjet që synojnë të sigurojnë që automjetet motorike që importohen në Kosovë janë të përshtatshme për tregun e Kosovës. Këto ligje mbrojnë qytetarët tanë”.

    “Ligjbërësit po konsiderojnë që të lejojnë që automjetet motorike të përdorura të importohen në Kosovë me jo më shumë se një
    certifikatë nga vendi i eksportit pa ndonjë kontroll në Kosovë për të siguruar që automjetet janë të përshtatshme për tregun tonë”.

    “Ka vende në Evropë në të cilat pronarët e makinave inkurajohen të shesin automjetet e tyre me motorë të vjetër – të cilat gjenerojnë nivele të papranueshme të ndotësve – për dyfishin e vlerës së tyre për të rritur shitjet e automjeteve elektrike dhe hibride. Ka prova që këto automjete po eksportohen në tregje si Kosova edhe pse janë refuzuar nga pronarët dhe autoritetet në vendet eksportuese ngase janë një shkak i përgjithshëm i ndotjes së ajrit dhe i dëmshëm për shëndet të votuesve të tyre dhe fëmijëve të tyre”.

    “Ligjbërësit në Kosovë përdorin arsyetimin e “liberalizimit të tregut” për të lejuar që produktet e refuzuara në Evropë të qarkullojnë në Kosovë. Një çështje vlen të theksohet e që është propozim për ndryshim të këtij ligji nuk ka ardhur me ndonjë vlerësim financiar të kostos për Kosovën në vitet e ardhshme të trajtimit të qytetarëve të saj për sëmundjet e shkaktuara nga ndotja. Kjo ndikon që të rinj të largohën nga shteti pasi që nuk mund të përballen me jetesën e familjes në një mjedis aq të ndotur”.

    BCCK thekson në një komunikatë për media se ka për mision të inkurajoj ndërmarrjet dhe tregun e lirë në Kosovë, që do të na çonte në zhvillimin e përgjithshëm të Kosovës. Importi i produkteve ndotëse nga vendet tjera nuk sjell përfitime të qëndrueshme për Kosovën .

    Andaj, Dhoma Britanike e Tregtisë në Kosovës thekson se do të mbështeste plotësisht Qeverinë dhe Ligjbërësit në kërkimin e zgjidhjeve të qëndrueshme që sigurojnë prosperitet ekonomik në Kosovë dhe zhvillimin e politikave që promovojnë dhe investojnë në ekonominë e gjelbër.

    “Ky model ekonomik i cili është duke u avancuar në Britaninë të Madhe dhe Bashkimin Evropian është dhe duhet të jetë në zemër të të gjitha politikave në Kosovë për të siguruar mbrojtjën e shëndetit dhe pasurisë së qytetarëve të tanishëm dhe të ardhshëm”.

    The Victor vjen me këngë të re “Got U”
    Nga Rubrika
    Lajme07 Maj 2024
    Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka takuar Sekretarin e Shtetit të Polonisë për Bujqësi, Michal Kolodziejczakun. Peci tha se me Kolodziejczakun shqyrtuan...
    Lajme07 Maj 2024
    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, thotë se me shqetësim të thellë po i përcjellë raportimet e Kiks Kosova për shpërndarjen e numrit...
    Lajme07 Maj 2024
    Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku pritet fillimisht të ketë rrebeshe të izoluara, kryesisht...
    Të tjera
    Lajme07 Maj 2024
    Ngritja e aktakuzës për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë, nuk mund të bëhet derisa shumica e provave janë jashtë vendit për...
    Sport07 Maj 2024
    Besiktas dhe Ankaragucu janë takuar sot (e martë) në kuadër të ndeshjes së dytë të fazës gjysmëfinale të Kupës së Turqisë. Pasi...
    Bota/Rajoni07 Maj 2024
    Një delegacion i Hamasit ka mbërritur në Kajro për të ndjekur negociatat për armëpushim në Gaza, thuhet në një deklaratë nga grupi....
    Lajme07 Maj 2024
    Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka thënë se Albin Kurti i ka shkaktuar dëme Kosovës në dialog me marrëveshjen e...
    Bota/Rajoni07 Maj 2024
    Kuvendi i Shqipërisë shpall objektiv strategjik kombëtar, pavarësisht ngjyrave politike, anëtarësimin e vendit tonë në Bashkimin Evropian në vitin 2030. Ky është...
    Vip07 Maj 2024
    Sot është gjysmëfinalja e parë e festivalit madhështor “Eurovision Song Contest” i cili këtë vit po mbahet në Malmo të Suedisë, pas...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.