×
  • Lajme
  • Lajme

    I dyshuari që theri me thikë infermierin në QKUK, para 10 muajsh kishte kryer plagosje në Prishtinë

    FrontOnline
    26 Shtator 2020

    F.B, infermier në Klinikën e Urologjisë, është sulmuar sot me thikë në vendin e tij të punës në QKUK. I dyshuari për kryerjen e këtij akti, siç mëson lajmi.net është personi i cili në dhjetor të vitit që lamë pas kishte kryer një plagosje.

    Dita e sotme për pak sa nuk përfundoi me fatalitet për F.B, infermier në Klinikën e Urologjisë.

    Diku rreth orës 14:35, atë e sulmoi me thikë një person, duke i shkaktuar plagë në trup. Menjëherë pas rastit, në vendin e ngjarjes u paraqit Policia e Kosovës.

    Këta të fundit, me të dyshuarin për therjen me thikë të infermierit, kishin pasur punë edhe në dhjetor të vitit që lamë pas. Siç tregojnë burimet e lajmi.net, i njëjti kishte plagosur me armë zjarri personin me inicialet L.M në Prishtinë. Ndonëse ishte arrestuar e më pas dërguar në paraburgim, Gjykata e kishte liruar të dyshuarin për t’u mbrojtur në liri.

    E i njëjti, sot kreu edhe një vepër tjetër penale, përderisa në vendin e tij të punës sulmoi me thikë një infermier për arsye të cilat nuk janë bërë të ditura.

    Rastin e kanë konfirmuar ndërkaq edhe nga Policia e Kosovës.

    “Sot më pra 14:35 Policia është njoftuar për një rast “therje me thikë” në QKUK, njësitet policore kanë dal në vendngjarje dje janë duke e trajtuar rastin, për informata të tjera ju njoftojmë me kohë”, ka thënë zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi.

    Për sulmin ka folur edhe Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës, të cilët kanë thënë se viktima do t’i nënshtrohet një intervenimi kirurgjik.

    Nga Rubrika
    Vip03 Mars 2026
    Scream 7 shënoi debutimin më të suksesshëm në historinë e serisë, duke arkëtuar 97.2 milionë dollarë në mbarë botën gjatë fundjavës së...
    Vip03 Mars 2026
    Pas raportimeve se pasuria e tij ka tejkaluar shifrën e 29 milionë eurove, investimet e aktorit turk Burak Özçivit kanë tërhequr sërish...
    Vip03 Mars 2026
    Reperi amerikan, Sean ‘Diddy’ Combs, do të lirohet nga burgu rreth një muaj e gjysmë më herët, ndërsa përpiqet të kundërshtojë dënimin...
    Të tjera
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    SHBA-të thonë se kanë goditur më shumë se 1,700 objektiva në Iran që kur filluan operacionet e tyre ushtarake në vend të...
    Lajme03 Mars 2026
    Brenda vetëm 24 orësh, çmimi i derivateve në Kosovë u rrit për së paku 14 centë. Më 3 mars, një litër naftë...
    Lajme03 Mars 2026
    Njohësi i çështjeve politike në vend, Azem Vllasi ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend. Sipas tij, çështja e presidentit duhet...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Emiratet e Bashkuara Arabe po shqyrtojnë mundësinë e ndërmarrjes së sulmeve ndaj objekteve raketore të Iranit për të ndalur goditjet e vazhdueshme...
    Lajme03 Mars 2026
    Deputeti nga radhët e PDK-së, Artan Behrami ka thënë se të gjitha takimet e kryeministrit Albin Kurti me krerët e partive opozitare...
    Lajme03 Mars 2026
    Pak para zgjedhjeve të 28 dhjetorit, në një intervistë për Tëvë1, bashkëkryetarja e GUXO-së, Donika Gërvalla, thoshte se çështja e zgjedhjes ose...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.