×
  • Lajme
  • Lajme

    Familja e aktivistit të vrarë të LDK-së e sheh të rëndësishëm arrestimin e Mustafës

    FrontOnline
    24 Shtator 2020

    Një profil në rrjetin social ‘facebook’ me emrin e Haki Imerit që besohet se menaxhohet nga familjarë të të ndjerit ka reaguar pas arrestimit të Salih Mustafës nga Gjykata Speciale.

    Për familjen Imeri arrestimi i Salih Mustafës është i rëndësishëm për drejtësinë dhe për viktimat dhe thotë se zhvillimi i sotëm tregon seriozitetin e Prokurorit Jack Smith, ndërkohë ka paralajmëruar edhe zhvillime të tjera të kësaj natyre.

    “Arrestimi i Sali Mustafes është nje lajm i rëndësishëm për drejtësinë te gjitha viktimat e tij…Kjo e tregon seriozitetin e Prokurorit Jack Smith dhe ekipës se tij. Do te ketë zhvillime tjera po aq te rëndësishme te kësaj natyre. Të gjithë ata epror t Sali Mustafes dhe te gjithë ata vartës te tij do ta kenë fatin e njëjtë. Drejtësia nuk harron , ata qe shantazh ojnë dëshmitarët ata sulmojnë direkt Gjykatën Speciale, sulmojnë drejtësinë sulmojnë viktimën sulmojnë vlerat Euroatlantike ..”, thuhet në këtë reagim.

    Ky profil në ‘facebook’ ka potencuar se Salih Mustafa ka qenë shef i SHIK-ut për Prishtinë, organizatë për të cilën thotë se ka dalë nga Qeveria e Përkohshme e Kosovës dhe se duhet të jetë përgjegjëse për dhunën politike në Kosovë.

    “Është me rëndësi te ceket se Sali Mustafa ishte shefi i Shikut te Kadri Veselit për Prishtine , organizate kjo kriminale e e vlerësuar nga mekanizma profesional te drejtësisë…Pra do te vërtetohet se Shiku pjelle e QPK -se duhet te jete përgjegjësi kyç për tere dhunën politike ne Kosove…”, përfundon reagimi.

    Haki Imeri, ishte aktivist i LDK-së dhe ishte vrarë në rrethana ende të pasqaruara në nëntor të vitit 1999 në fshatin e tij. Presidenti Thaçi ndërkohë në vitin 2017 e kishte dekoruar me urdhrin “Hero i Kosovës, Hero i Kombit”.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.