×
  • Lajme
  • Lajme

    Maliqi: Albin Kurti së bashku me Vjosa Osmani nuk marrin më shumë se 40% të votave

    FrontOnline
    24 Shtator 2020

    Njohësi i çështjeve politike Shkëlzen Maliqi, ka komentuar deklaratën e kryetarit të LVV-së, Albin Kurti, i cila tha se ai së bashku me Vjosa Osmanin do të marrin mbi 50 % të votave në zgjedhjet e ardhshme.

    Maliqi thotë se kjo është e pamundur pasi rezultatet e marra nga Osmani dhe Kurti, në zgjedhjet e 6 tetorit janë edhe vota të partive ku ata bëjnë pjesë.

    Ai thotë se Vjosa Osmani individualisht nuk mund t’i sjellë LVV-së më shumë se 25 mijë vota, ç’ka nuk do t’i siguronte Kurtit as 40%.

    “Është vështirë të parashikohet se sa do të rritet vota e përbashkuar e Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit përderisa nuk dihet ende se a do të janë në një listë të përbashkët, apo do të garojnë me dy subjekte, ndaras. Në të dy rastet nuk mund të ndodhë permbledhje e totalit të votave që i kanë marre individualisht me 5 tetor 2019 si kryesues të listave të VV dhe të LDK, sepse një pjesë të madhe të atyre votave i kane pas falë luajalitetit të votuesve ndaj partive respektive, dhe është e paimagjinueshme që Vjosa Osmani të shkëput nga LDK-ja 180 mijë vota për t’a shtuar saldon e fitores së VV përmbi 50%. Me realist është parashikimi që Osmani t’i sjellë VV-së rreth 25 mijë vota maksimum, çka nuk ia siguron Kurtit as 40% sepse as partitë konkurente nuk do të rrinë pa kundërveprime në krijimin e koalicioneve për të rritur votën”, tha ai për “Gazetën Blic”.

    Ndërsa sa i përket mbajtjes së zgjedhjeve, Maliqi, thotë se nuk ka gjasa të ndodhin para pranverës së vitit 2021.

    Maliqi parashikon zhvillime dinamike në skenën politike gjatë kësaj periudhe kohe.

    Ai thekson dialogu me Serbinë mund të fuqizojë Avdullah Hotin dhe lë në hije LVV-në si dhe parashikon një bashkim PDK-NISMA.“Me gjasa zgjedhjet nuk do të ndodhin para pranverës së vitit 2021, dhe deri atëherë ka gjasa që të konsolidohet nëse jo koalicioni aktual, atëherë efekti i pozitivitetit që ka sjell Avdullah Hoti në raportet me SHBA-të dhe BE-në, sepse deri atëherë do të mund të ketë zhvillime të rëndësishme rreth marreveshjes me Serbinë që do t’ia humb ndikimin Albin Kurtit, dhe rifuqizoj Hotin, LDK-në por edhe PDK-në nëse ribashkohet me Nismën e Fatmir Limajt. Skena politike në Kosovë është në fazën e zhvillimeve dinamike dhe jo statike, harrojeni konfiguracion e shpresës së 6 tetorit.”Ditë më parë ishte kryetari i LVV-së, Albin Kurti i cili deklaroi se së bashku me Vjosa Osmanin do të fitojnë mbi 50 % të votave.Edhe Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, pas përjashtimit nga strukturat e partisë ka paralajmëruar largimin nga LDK-ja.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.