×
  • Lajme
  • Lajme

    Haxhiu: Vitia kishte qenë ministër vetëm për konferenca, gjërat tjera nuk po i ditke

    FrontOnline
    23 Shtator 2020

    Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka thënë se ish ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, i ka ikur përgjegjësisë gjatë raportimit në Komisionin Hetimor Parlamentar për Menaxhimin e Pandemisë.

    “Ish ministri Vitia si person përgjegjës gjatë asaj periudhe kohore u ikte pyetje që kishin të bënin direkt me kontratat që i ka  nënshkruar gjatë kohës së pandemisë që dyshohen se kanë qenë abuzive”, ka thënë Haxhiu, njofton Klan Kosova.

    “Një kompani që e ka qenë e afërt me Lëvizjen Vetëvendosje në kontratën 6 milionëshe që është nënshkruar, mbi tre milionë i ka përfituar ajo kompani me dy punëtorë dhe kapital një mijë euro. Gjysmën e buxhetit për pandemi e ka marrë një komani e afërt me LVV”.

    Haxhiu në Edicionin Special është shprehur se Arben Vitia në shumë prej pyetje të bëra sot është përgjigjur me “S’di”.

    “Ai kishte qenë veç për konferenca sepse punët tjera nuk po i ditke. Është përgjigjur disa herë me “s’di, s’di, s’di. Përgjegjësinë e bartte tek të tjerët jo tek firma e tij. E tëra është e kurdisur dhe koordinuar dhe përfundimi është zhvatja e milionave”.

    Haxhiu ka thënë se deputetët e Vetëvendosjes në këtë komision shpesh ndërhyjnë me qëllim që ta pengojnë punën aty.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Sekretari amerikan i Mbrojtjes Pete Hegseth konfirmoi se një nëndetëse amerikane ka fundosur një anije luftarake iraniane në Oqeanin Indian, ndërsa deklaroi...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një panel ekspertësh i Kombeve të Bashkuara tha të mërkurën se është “thellësisht i shqetësuar” për vdekjet e fëmijëve pas bombardimit të...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Lufta mes SHBA-së dhe Iranit është zhvendosur edhe në hapësirat ujore, raporton Express. Departamenti i Luftës ka publikuar një video nga sulmi...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Shefja e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu ka deklaruar para gazetarëve se ende nuk ka asnjë emër të...
    Vip04 Mars 2026
    Në Big Brother VIP Albania 5, Rogert Sterkaj, po vazhdon me deklaratat e forta dhe akuzat ndaj banorëve të tjerë. Ai edhe...
    Front TV04 Mars 2026
    Partia Demokratike e Kosovës nuk do të votojë Andin Hotin, nëse ai kandidohet për president nga LVV-ja, ashtu siç është raportuar nga...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka thënë se e ende nuk kanë marrë ftesë për mbajtjen...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri e ka kritikuar partinë fituese, pra Lëvizjen Vetëvendosje e cila, sipas tij, ka përgjegjësinë...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefja e deputetëve të LDK-së, Jehona Lushaku Sadriu ka thënë se LVV ka përgjegjësinë për procesin e zgjedhjes së presidentit të ri...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.