×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Pas 32 ditësh trajtimi për shkak të helmimit, Navalny lirohet nga spitali gjerman

    FrontOnline
    23 Shtator 2020

    Kritiku i Kremlinit, Aleksei Navalny, është liruar nga një spital në Gjermani, ku ishte duke u trajtuar pasi u sëmur gjatë një fluturimi drejt Siberisë muajin e kaluar.

    Autoritetet gjermane kanë thënë se testet e bëra në këtë shtet si dhe në Francë e Suedi kanë treguar se Navalny është helmuar me agjentin nervor Noviçok, shkruan Free Europe, transmeton Gazeta Express.

    Shtetet perëndimore kanë kërkuar sqarime nga Rusia për këtë rast, por Moska deri më tani ka refuzuar të fillojë hetime, duke thënë se ende duhet t’i shohë dëshmitë e krimit. Kremlini ka mohuar se është i përfshirë në helmimin e njërës prej figurave kryesore opozitare në Rusi.

    “Shëndeti i pacientit është përmirësuar mjaftueshëm që të lirohet nga kujdesi akut. Duke u mbështetur në përparimin e pacientit dhe gjendjen e tanishme, mjekët besojnë se shërimi i plotë është i mundshëm. Megjithatë, ende është shumë herët që të vlerësohen efektet e mundshme afatgjata të këtij helmimi të rëndë”, thuhet në deklaratën e spitalit Charite.

    Navalny qëndroi për 32 ditë në këtë spital, prej të cilave për 24 ditë ishte në repartin e kujdesit intensiv, shkruan Free Europe, transmeton Gazeta Express.

    Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka kërkuar sqarim të shpejtë nga Moska për helmimin e Navalnyt. “Ne nuk do ta tolerojmë përdorimin e armëve kimike në Evropë, në Rusi apo në Siri”, tha ai gjatë ditës së parë të tubimit të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara të martën.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni02 Nëntor 2024
    Sirenat u dëgjuan në Izraelin qendror dhe verior të shtunën derisa ushtria izraelite vazhdoi të godasë Libanin dhe Gazën, pasi bisedimet për...
    Bota/Rajoni02 Nëntor 2024
    Shoqata e Gazetarëve të Shqipërisë (AJA) është shprehur shumë e shqetësuar për ngjarjet në kufirin mes Shqipërisë dhe Greqisë me ekipet televizive...
    Bota/Rajoni02 Nëntor 2024
    Gjykata e Parisit dënoi ish-dizajnerin grafik të Disney, Bolhem Bouchiba me 25 vjet burg për bashkëpunim në përdhunimin e qindra vajzave filipinase,...
    Të tjera
    Lajme02 Nëntor 2024
    Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza, e ka shpalosur sloganin me të cilin kjo parti do të garojë...
    Sport02 Nëntor 2024
    Sulmuesi Andi Zeqiri ka kontribuar me dy gola në fitoren e Standard Liege ndaj St.Truidense në kuadër të javës së 13-të në...
    Bota/Rajoni02 Nëntor 2024
    Ekipet e gazetarëve të Tv Klan dhe A2CNN u lejuan që të kalojnë pikën kufitare të Kapshticës, që lidh Shqipërinë dhe Greqinë,...
    Lajme02 Nëntor 2024
    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në Konventën e kësaj partie, tha se ata janë të pathyeshëm si parti, janë...
    Lajme02 Nëntor 2024
    Në pikën e përbashkët kufitare të Morinës është rikthyer procedura e thjeshtëzuar për kalimin e kufirit pa kontrolle për të gjithë qytetarët...
    Vip02 Nëntor 2024
    Xheneta e ka pyetur Gjestin se a do ta dërgonte ai të dashurën e tij në fitnes. Ai u përgjigj se do...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.