×
  • Kronika
  • Kronika

    Një person vetëdorëzohet në polici, i dyshuar për kontrabandim me mallra në rastin e Karaçevës

    FrontOnline
    22 Shtator 2020

    Prokuroria Themelore në Gjilan, Inspektorati Policor i Kosovës dhe Policia e Kosovës, kanë bërë të ditur se si rrjedhojë e aksionit të përbashkët në fshatin Karaçevë, komuna e Kamenicës, sot, në Policinë e Kosovës, në Sektorin për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit është vetë-dorëzuar edhe një person i dyshuar.

    “Me vendim të prokurores së rastit, i dyshuari L.S., është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ‘’Kontrabandimi i mallrave’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe ndaj të njëjtit, brenda afatit ligjor do të paraqitet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, në afat prej 30 ditësh, në Gjykatën kompetente në Gjilan”, thuhet në njoftimin për media.

    Deri më tani ka shkuar në 31 numri i personave të ndaluar si rezultat i këtij operacioni.

    Prokuroria Themelore në Gjilan, Inspektorati Policor i Kosovës, Policia e Kosovës dhe agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit do të vazhdojnë të ndërmarrin veprime hetimore lidhur me këtë rast.

    Rikthehet Blasta, Artani i kërkon falje nga zemra
    Nga Rubrika
    Kronika02 Maj 2024
    Që nga hyrja në fuqi e Ligjit për rregullat e trafikut rrugor, Policia Rajonale e Ferizajt ka shqiptuar 5136 gjoba për kundërvajtje,...
    Kronika02 Maj 2024
    Janë arrestuar tre persona pasi që janë përleshur fizikisht mes vete. Pasditen e një majit, në Fushë Kosovë janë arrestuar tre meshkuj...
    Kronika02 Maj 2024
    Është arrestuar një burrë në Ferizaj nën dyshimin se e ka dhunuar një grua. Me vendim të prokurorit viktima është dërguar në...
    Të tjera
    Lajme02 Maj 2024
    Deputeti i PDK-së. Xhavit Haliti tha se Kosova dhe të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor “janë përballur me raporte të tilla”, ndërsa...
    Lajme02 Maj 2024
    Janë bërë 25 vjet që nga koha kur në Studime të Vushtrrisë forcat kriminele serbe vranë 116 shqiptarë të pafajshëm të cilët...
    Vip02 Maj 2024
    Hailey Bieber është shtatzënë! Baby Bieber po vjen! Kjo është ajo që po përflitet online. Vetëm në muajin e fundit, Google Trends...
    Lajme02 Maj 2024
    Deputeti I Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka thënë sot se Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti e ka marrë...
    Lajme02 Maj 2024
    Deputetët britanikë sot do të mbajnë një debat mbi sigurinë në Ballkanin Perëndimor. Këtë debat e ka futur në agjendë deputetja Alicia...
    Lajme02 Maj 2024
    Sot më 2 maj, shënohet 25 vjetori i Masakrës së Studimës, ku forcat serbe vranë 116 civilë të këtij fshati të komunës...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.