×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Infermierët paralajmërojnë masa radikale nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre

    FrontOnline
    22 Shtator 2020

    Sindikata e Infermierëve të Kosovës, ka paralajmëruar masa radikale në rast se Qeveria nuk i merr parasysh kërkesat e tyre. Ata madje thonë se nëse vjen koha që t’i bojkotojnë shërbimet e tyre, atëherë do të jetë shumë vonë për institucionet.

    Koeficienti sa më shpejtë në tavolinë për të quar drejt procedurës së vetingut në kuvend, ndërrimet e natës, kujdestaritë, orët shtesë dhe vikendet, janë kërkesat e Sindikatës së Infermierëve të Kosovës.

    Fitim Havolli nga Sindikata e Infermierëve të Kosovës, ka thënë se në vazhdimësi kanë kërkuar nga Qeveria të bisedojnë dhe t’i konkretizojnë këto kërkesa, por që sipas tyre kjo e fundit nuk ka ndërmarr asgjë.

    Krahas kësaj Havolli, bëri të ditur se në një kohë shumë të afërt do të bëhet e ditur se çfarë veprime sindikale do të ndërmarrin, tash e tutje për realizimin e kërkesave të tyre.

    “Sot kemi mbajtur një takim me odën e infermierëve, me shoqatat e infermierëve profesional dhe të gjitha shoqatat profesionale brenda QKUK-së dhe më tutje. Sot i kemi bërë të ditura kërkesat e kamotshme siç janë koeficienti sa më shpejtë në tavolinë për të quar drejt procedurës së vetingut në kuvend, ndërrimet e natës, kujdestaritë, orët shtesë dhe vikendet. Ne në vazhdimësi i kemi bërë thirrje të ulemi të bisedojmë për t’i shtyrë dhe konkretizuar këto kërkesa. Vendimi i sindikatës i fundit ka qenë për protesta të përshkallëzuara, një e kemi mbajtur në QKUK, si alarm që institucionet të kthejnë kokën dhe tash ne në pajtim me të gjitha shoqatat e infermierëve, në një kohë të afërt do të marrim vendim se çfarë veprime sindikale do të bëjmë tash e tutje për realizimin e kërkesave”, ka thënë Havolli.

    Më tutje ai ka theksuar se, kur të marrin vendime sindikale, komunikimi social me qeverinë do të përfundojë.

    “Kjo sindikatë në momentin kur merr vendimet të quajtura sindikale e radikale komunikimi social me qeveri do të përfundojë….Ne mund të bojkotojmë shërbimet tona profesionale dhe ndërhyrjet, ku nuk do të thotë që pacienti nuk do të ketë shërbim nga mjeku. Mirëpo kur vim deri te ajo kohë unë besoj që do të jetë shumë vonë për institucionet”, ka thënë Havolli.

    Po vjen “Cyber ZERO” eventi që jep përgjigje për çdo lloj kërcënimi online
    Nga Rubrika
    Lajme05 Maj 2024
    Është paraqitur në Stacioni Policor në Rahovec, zyrtarja policore e cila ishte raportuar e zhdukur më 1 maj. Lajmin për Frontonline e...
    Lajme05 Maj 2024
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, gjatë vizitës së tij në Berlin njofton se ka qenë pjesë e konferencës së nivelit të lartë...
    Lajme05 Maj 2024
    Zëvendësministri për kthim në Qeverinë e Kosovës, Radoica Radomiroviq, përmes një postimi në Facebook thotë se sot në Leposaviq ka pasur tentativë...
    Të tjera
    Lajme05 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Teksas të SHBA-ve, me ftesë të Qeverisë amerikane, respektivisht agjencisë qeveritare...
    Lajme05 Maj 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka uruar besimtarët ortodoksë me rastin e Pashkëve. Haradinaj me këtë rast...
    Lajme05 Maj 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka shkruar për ditën e dëshmorëve të kombit shqiptar, duke publikuar një fotografi të monumentit “Nëna Shqipëri” në Tiranë....
    Lajme05 Maj 2024
    Shkolla fillore “Dëshmorët e Kombit” në fshatin Livoq i Poshtëm për dy dekada ka rënie drastike të numrit të nxënësve. Nga 600...
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Presidenti francez, Emmanuel Macron ka zhvilluar një telefonatë me kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu. Macron ka kërkuar nga Netanyahu të arrijë marrëveshjen e...
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    31-vjeçari Ergys Arrazi ka mohuar të ketë dhunuar bashkëshorten dhe 3 fëmijët, të cilët dyshohet se janë vetëmbytur në lumin Buna, teksa...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.