×
  • Lajme
  • Lajme

    Oda e Afarizmit kërkon që t’u lejohet banjave ushtrimi i veprimtarisë

    FrontOnline
    22 Shtator 2020

    Oda e Afarizmit të Kosovës i është drejtuar ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, me një shkresë ku ka kërkuar që të lejohet ushtrimi i veprimtarisë së punës për banjat (llixhat) e Kosovës.

    Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) shprehet e shqetësuar lidhur me çështjen e banjave (llixhave) dhe ka kërkuar që të shtyhet ky proces përpara duke lejuar hapjen e tyre.

    Sipas banjave, tani e 7 muaj 3 banjat me gjithsej 1000 punëtorë shumica e profesionit shëndetësor si doktorë specialistë, fizioterapeutë, infermiere e staf tjetër teknik janë të papunë dhe nuk fitojnë asnjë të ardhur tjetër duke i lënë punëtorët, qytetarë të Republikës së Kosovës në mëshirën e kohës.

    Banjat potencojnë që një anomali tjetër është se vet MSH ka nxjerrë Manualin për parandalimin e COVID-19 për sektorin e gastronomisë, ordinancat specialistike dhe fizioterapitë, ku të njëjtat shërbime të cekuara në manual kryhen në banja, të cilat janë ndaluar së funksionuari.

    Gjatë këtyre muajve qytetarët e Kosovës, në pamundësi që t’i marrin shërbimet e kujdesit shëndetësor në Kosovë kanë vizituar qendrat rajonale në Shqipëri, Maqedoni, Mali të Zi dhe Serbi.

    Andaj OAK ka kërkuar nga ministri që të shqyrtojë këtë vendim dhe të bëjë hapjen e Banjave në Kosovë që janë të licencuara në MSH si Spitale Speciale dhe janë pjesë e institucioneve shëndetetësore të kujdesit shëndetësor, thuhet në letrën e dërguar.

    OAK konsideron se deri më tani kemi një dështim të Qeverisë për mbështetje financiare për bizneset, për mbulimin e pagave për punëtorë të sektorëve të mbyllur me vendim të Qeverisë dhe kjo po e bënë të pamundur mbijetesën e punëtorëve të këtyre bizneseve.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.