×
  • Lajme
  • Lajme

    KMDLNj: Është koha për lehtësimin e masave kufizuese

    FrontOnline
    22 Shtator 2020

    Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të njeriut po konsideron se është koha për lehtësimin e masave kufizuese për COVID-19

    Përmes një komunikate për media, KMDLNj deklaron se vendosja e maskave në ambiente të hapura është e panevojshme.

    Po ashtu, KMDLNj thotë se është i paarsyeshëm dënimi për shoferët të cilët janë të vetëm në makinë, apo të shoqëruar nga anëtarë të familjes.

    “Ka qenë krejtësisht e paarsyeshme shqiptimi i dënimit për ngarësin e automjetit që ka qenë i vetëm në makinë apo me anëtarë të ngushtë të familjes dhe nuk kanë vendosur maska mbrojtëse. Për këtë arsye KMDLNj kërkon që të gjithja dënimet të shqiptuara në raste të tilla të mos ekzekutohen”, thuhet nëe reagimin e KMDLNj’së.

    “Gjithashtu, KMDLNj vlerëson se vendosja e maskave në ambiente të hapura nuk do të duhej të ishte detyruese kurse në ambiente të mbyllura gjithsesi duhet të vendosen. Kufizimi i lirisë së lëvizjes për persona të moshuar gjatë ditës është treguar kontraproduktive për faktin se nuk ka pasur kapacitete të mjaftueshme të kontrollohet prandaj kjo duhet të largohet sa më shpejtë”

    Po ashtu, KMDLNj ka folur edhe rreth kufizimit të lëvizjes deri në orën 22:30, masë të cilën e quan të panevojshme.

    “Kufizimi i lirisë së lëvizjes nga ora 22.30 deri në ora 6.00 të mëngjesit është veprim krejtësisht i papeshuar dhe i panevojshëm aq më parë që në atë kohë, vetëm në raste të ndonjë emergjence mund të ketë lëvizje”, thuhet në reagim.

    KMDLNj ka përmendur edhe Ligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike, duke kërkuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës t’i tejkalojnë interesat partiake dhe ta votojnë me urgjencë këtë Ligj.

    “KMDLNj kërkon nga deputetët e Kuvendit të Kosovës të tejkalojnë intereset partiake dhe ta votojnë me urgjencë ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike, të plotësojnë kushtet për punë për gastronominë, të mundësohen aktivitetet kulturore me disa kufizime sikur që duhet të hiqet kufizimi i lirisë së lëvizjes, edhe për personat e moshuar sikur edhe për të tjerët në afatet e caktuara më parë”, deklaron KMDLNj.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.