×
  • Lajme
  • Lajme

    E demoluan instilacionin “I love Kosova” në Skenderaj, reagon Bekim Jashari

    FrontOnline
    20 Shtator 2020

    Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari ka reaguar për demolimin e instilacionit “I love Kosova”, që ishte vendosur në këtë qytet.

    Përmes një shkrimi në Facebook, ai ka thënë se Askush nuk mund ta ndalë zhvillimin e qytetit, as ata që përmes veprimeve të tyre, duke ndotur mjedisin e duke shkatërruar pronën publike e parqet po dëshmojnë që fatkeqësisht nuk e duan vendin.

    “Miliona Investime në mjedis, në rregullimin e parqeve dhe mirëmbajtjen e tyre kemi bërë dhe po bëjmë në qytetin tonë për qytetarët, për gjeneratat e reja. Qytetarët do të duhej që ato t’i ruanin sepse ato janë për ta dhe për fëmijët e tyre. Këtë ndotje dhe shkatërrim nuk do ta lejojmë, madje do ta gjobitim sipas legjislacionit në fuqi”, thotë Jashari.

    Jashari ka njoftuar se, do të instalohen kamerat e sigurisë për t’i identifikuar personat që shkelin ligjin.

    “Si komunë, në qytetin tonë kemi filluar me instalimin e kamerave të sigurisë dhe kështu të gjitha ata që ndotin mjedisin apo shkelin ligjin do të identifikohen nga Policia dhe dënimi do t’iu shkojë në shtëpi”, thekson ai.

    “Zgjerimi dhe rehabilitimi i sheshit “Adem Jashari”, investimet në parkun “Idriz Rreci”, ndërtimi i çezmës dhe fontanës në këtë park dhe në sheshin “Adem Jashari”, rregullimi i bulevardit në rrugën “Ilaz Kodra”, përfundimi i palestrës sportive, ndërtimi i poligonit multifunksional, ndërtimi i poligonit sportiv në lagjen 2, rehabilitimi i parkut “Amerikan”, ndërtimi i 2 çerdheve në qytetin tonë dhe ndërtimi i objektit multifunksional të dedikuar për muzeun historik, qendrën rinore si dhe bibliotekën e qytetit tonë, bashkë me salla të leximit për të rinjtë tonë janë disa nga investimet që po realizohen e do të realizohen gjatë vitit 2020-2021 e me të cilat do t’i japim pamje të re qytetit tonë historik”, tha më tej.

    “Thirrje për të gjithë që të mbrojmë qytetin tonë dhe së bashku ta bëjmë atë siç e meriton dhe siç ëndërruan të parët tonë”, ka shkruar në fund.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.