×
  • Lajme
  • Lajme

    Caktohet masa e paraburgimit ndaj 30 personave të dyshuar për kontrabandë në Karaçevë

    FrontOnline
    20 Shtator 2020

    Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditë, për 30 të dyshuar, të cilët janë ndaluar gjatë aksionit të realizuar me datë 18.09.2020 në fshatin Karaçevë, komuna e Kamenicës dhe rajone tjera.

    Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri F.L., në fshatin Karaçevë, në cilësi të zyrtarit policor, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror, në mënyrë të vazhdueshme ka ndihmuar, fshehur dhe nuk ka penguar kryerjen e veprës penale nga ana e të dyshuarve të tjerë, të cilët duke kaluar vijën kufitare kanë shmangur kontrollin doganor, përmes rrugëve ilegale dhe kanë bërë kontrabandimin e mallrave të ndryshme. Gjithashtu, i njëjti, në lokalin e tij në të njëjtin vend, në vazhdimësi ka organizuar lojërat e fatit, të cilat janë të ndaluara me ligj.

    Ai dyshohet se ka kryer dy vepra penale ‘’Kontrabandimi me mallra’’ dhe ‘’Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

    Ndërkohë të dyshuarit H.K., S.K., I.S., F.K., A.K., F.Z., R.TH., S.G., S.N., S.M. dhe Z.A., në cilësinë e zyrtarëve policorë, në mënyrë të vazhdueshme dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror kanë ndihmuar, lehtësuar, fshehur dhe nuk kanë penguar kryerjen e veprës penale nga ana e të dyshuarve tjerë, të cilët kanë shmangur kontrollin doganor, përmes rrugëve ilegale dhe kanë bërë kontrabandimin e mallrave të ndryshme.

    Me këto veprime, të njëjtit dyshohet se kanë kryer veprën penale ‘’Kontrabandimi me mallra’’, të KPRK-së.

    Të pandehurit D.S., A.Th., A.S., B.S., F.S., A.S., N.K., S.D., B.S, F.S., Sh.S., E.K., F.S., V.S., dyshohet se kanë kryer veprat penale ‘’Kontrabandimi me mallra’’, pasi në bashkëpunim mes vete dhe zyrtarët e dyshuar policorë, në mënyrë të vazhdueshme kanë shmangur kontrollin doganor dhe përmes rrugëve ilegale kanë bërë kontrabandimin me mallra.

    Ndërsa, të pandehurit Y.F., RR.G., N.Ç. dhe L.G., me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror, kanë bërë organizimin e lojëra të fatit, të cilat janë të ndaluara me ligj, ku me këto veprime të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale ‘’Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’’, të KPRK-së.

    Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, Ramiz Azizi, i cili ka dhënë urdhër për hetimin dhe bastisjen në fshatin Karaçevë të Komunës së Kamenicës, pas mbajtjes së seancës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve, pasi që caktimi i masave tjera alternative do të pengonin zhvillimin normal të procedurës penale.

    Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.

    Filloi aplikimi për gjeneratën e 10-të të KEDS Academy për nxënës dhe studentë të rinj
    Nga Rubrika
    Lajme02 Maj 2024
    Artan Muhaxhiri, njohës i çështjeve politike thotë për Front Online se dërgimi i draft-Asociacionit si parakusht për anëtarësimin në Këshillin e Evropës...
    Lajme02 Maj 2024
    Deputeti i VV’së, Enver Haliti, tha se secila parti do ta kishte zili ta kishin Dejona Mihalin pjesë të tyre. Ai shtoi...
    Lajme02 Maj 2024
    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), përmes një takimi me struktura të të gjitha niveleve të organizimit dhe simpatizantë të saj, sot...
    Të tjera
    Lajme02 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani priti sot në takim të rregullt ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier. Sipas presidencës,...
    Lajme02 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, gjatë pasdites vizitoi Shkollën e Mesme, “Xhevdet Doda” në...
    Lajme02 Maj 2024
    Besnik Tahiri nga AAK-ja thekson se Asociacioni nuk është parakusht në raportin i cili është miratuar në Asamblenë Parlamentare. Tahiri për “Front...
    Sport02 Maj 2024
    Marquinhos, kapiteni i Paris Saint-Germain, foli për mediet në fund të gjysmëfinales së parë të Champions League, të cilën ekipi i Enrique-s...
    Lajme02 Maj 2024
    Hajdar Beqa nga Partia Demokratike e Kosovës thotë për Front Online se është e paqartë nëse draft-Asociacioni është kusht apo jo për...
    Lajme02 Maj 2024
    Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka thënë se Qeveria Kurti nuk e respekton opozitën e Kuvendit të Kosovës. Ai ka deklaruar se...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.