×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Numër rekord rastesh me Covid-19 në Poloni, Lituani, Sllovaki dhe Republikën Çeke

    FrontOnline
    19 Shtator 2020

    Polonia njoftoi sot se kishte regjistruar një numër rekord prej 1 002 rastesh të reja me Covid-19 në një ditë, ndërkohë që Lituania dhe Sllovakia fqinje kishin regjistruar numrin më të madh ditor që prej fillimit të pandemisë.

    “Shifrat që ne kemi sot janë si rezultat i rikthimit të njerëzve në një jetë të përditshme normale, me rikthimin në punë”, deklaroi zëdhënësi i Ministrisë polake të Shëndetësisë, Wojciech Andrusiewicz.

    Këto raste të reja e çojnë në 78 330 numrin e rasteve të regjistruara në këtë vend, prej 38 milionë banorë, që prej fillimit të epidemisë.

    Ministria e Shëndetësisë njoftoi gjithashtu për 12 të vdekur nga Covid-19 duke e çuar numrin total të viktimave në 2 300 në Poloni.

    Në Sllovaki, 290 raste të reja janë regjistrua duke e çuar në më shumë se 6 500 numrin e rasteve të regjistruara në këtë vend me 5,4 milionë banorë.

    “Ne kemi një rekord të ri. Situara mbetet kritike”, shkruan në Facebook, kryeministri, Igor Matovic.

    Lituania, një vend me 2,8 milionë banorë, ka njoftuar gjithashtu se kishte regjistruar numrin më të madh të rasteve me Covid-19 në një ditë që prej muajit shkurt.

    Këto 99 raste të reja e çojnë në më shumë se 3 600 numrin total të rasteve me Covid-19.

    Republika Çeke ka regjistruar më shumë se 2 100 raste të reja me Covid-19, pasi kishte regjistruar një ditë më parë një numër rekord prej 3 130 kontaminime të rja me koronavirusin e ri.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.