×
  • Lajme
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Gjukanoviq: Serbia po e përjeton rëndë humbjen e Kosovës, rajoni po rrezikohet nga luftëra të reja

    FrontOnline
    19 Shtator 2020

    Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, ka thënë se “në rrethanat në të cilat filloi procesi i zyrtarizimit të pavarësisë së Kosovës, tregimi se kinse Mali i Zi është ‘një pjesë natyrore e botës serbe’, një pjesë natyrale e ‘Serbisë së Madhe’ është një lloj ushqimi që shërben për nacionalistët e uritur [serbë], të cilët e kanë gjithnjë e më të vështirë të përballojnë humbjet”.

    Presidenti malazez, sic raportojnë mediat serbe, në një intervistë për televizionin boshnjak ‘Face.tv’, ka thënë se për Serbinë është shumë e rëndë humbja e Kosovë, “kështu që Mali i Zi mund të shërbejë mirë për këtë qëllim”.

    Gjukanoviq tha se Mali i Zi nuk i sheh këto zhvillime si qëllim mira dhe nuk mendon se kjo është naive.

    “Pra, ne nuk dëgjojmë ato që thuhen në paraqitjet zyrtare, por lexojmë edhe midis rreshtave, por shpeshherë nuk duhet të lexojmë as midis rreshtave, por vetëm të lexojmë atë që shkruan, dhe kjo është e mjaftueshme”, tha Gjukanoviq, përcjell Telegrafi.Ai thotë se nëse rifillojnë konfliktet etnike, sërish do të kemi një rajon të ndezur, domethënë një luftë.“A mendoni se marrëdhëniet midis serbëve dhe kroatëve janë shëruar në ndërkohë? Jo. Ju e dini, kur e lëshoni atë frymë nga shishja, ju vetëm tregoni se jeni tmerrësisht të papërgjegjshëm, sepse më nuk është e mundur të kontrollohet ajo frymë”, tha presidenti malazez.

    “Nëse në ndonjë pjesë të Ballkanit vjen deri te destabilizimi, nëse konfliktet etnike rifillojnë, është plotësisht e qartë se kemi një rajon plotësisht të ndezur. Kjo është plotësisht e qartë”, tha Gjukanoviq.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.