×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Dodik stopon njohjen e Kosovës nga Bosnja

    FrontOnline
    17 Shtator 2020

    Pas seancës së sotme të rregullt të Presidencës së BeH dhe dy seancave të jashtëzakonshme, anëtari i këtij institucioni shtetëror, Zhelko Komshiq ka bërë të ditur se ai dhe kryetari i Presidencës së Bosnjës Shefik Xhaferoviq votuan pro njohjes së Kosovës, ndërsa serbi Milorad Dodik ishte kundër.

    “Dodik nuk e pranoi njohjen e Kosovës si shtet i pavarur, ne votuam 2-1 për atë vendim. Dodik ishte kundër tij,” tha Komshiq.

    Vendimi për njohjen e Kosovës nuk është përfundimtar, pasi u ra dakord që të shkohet në raundin e dytë të votimit në seancën e ardhshme.

    Komshiq tha se Dodik iu referua marrëveshjes në Uashington dhe ndërhyri në atë që ranë dakord Aleksandar Vuçiq dhe Avdullah Hoti, dhe se ai duhet të ishte konsistent në lidhje me Kosovën.

    “Kosova është një realitet, Kosova është një shtet i pavarur dhe të gjithë e dimë këtë. Të ikësh nga ajo që do të thotë Dodik është paksa një politikë e strucit që e fut kokën në rërë përballë rrezikut,” tha Komshiq.

    Presidenca e BeH nuk miratoi vendimin për hyrje në mini-Shëngen, si dhe refuzoi kërkesën e Dodik që ambasada e Bosnjës nga Tel Avivi të zhvendoset në Jerusalem.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni29 Tetor 2024
    Sot dhe nesër në Tiranë mbahet takimi i 18-të i Komisionit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri. Shtyllat kryesore të takimit të 18-të të...
    Bota/Rajoni29 Tetor 2024
    Një rast i çuditshëm ka ndodhur para disa ditësh në Turqi. Një burrit, banka ia kishte transferuar gabimisht 7 milionë dollarë në...
    Bota/Rajoni29 Tetor 2024
    Të paktën katër persona u vranë dhe katër të tjerë u plagosën në sulmet e Rusisë gjatë natës në dy qytetet më...
    Të tjera
    Lajme29 Tetor 2024
    Gjykata e Apelit ka njoftuar se është kthyer në rigjykim rasti për vrasjen e xhaxhait nga nipi i tij në Kijevë të...
    Bota/Rajoni29 Tetor 2024
    Një rast i çuditshëm ka ndodhur para disa ditësh në Turqi. Një burrit, banka ia kishte transferuar gabimisht 7 milionë dollarë në...
    Lajme29 Tetor 2024
    Ramush Haradinaj ka prezantuar vizionin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, duke e vënë theksin në...
    Lajme29 Tetor 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, në një tubim në Gjilan tha se zgjedhjet e 9 shkurtit nuk janë qëllimi, por...
    Lajme29 Tetor 2024
    Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka kritikuar partinë në pushtet për mosfunksionimin e Kuvendit. Duke e komentuar lajmin se legjislatura...
    Lajme29 Tetor 2024
    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, edhe të martën po vazhdon dëshminë dëshmitari i 99-të i Zyrës së Prokurorit...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.