×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj paraqet planin për anëtarësimin e Kosovës në NATO

    FrontOnline
    29 Tetor 2024

    Ramush Haradinaj ka prezantuar vizionin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, duke e vënë theksin në anëtarësimin e drejtpërdrejtë të Kosovës në NATO. Ish-kryeministri thekson se plani dhjetëvjeçar i dakorduar me Amerikën dhe NATO-n shërben si bazë për këtë iniciativë.

    “Anëtarësimi në NATO do të jetë kthesa më e madhe e sigurisë për Kosovën,” deklaroi Haradinaj, duke shtuar se kjo do të garantojë zhvillim ekonomik dhe do të inkurajojë investimet. Sipas tij, plani i ri për anëtarësim përfshin tri aspekte kryesore: politik, ushtarak dhe ekonomik.

    Në aspektin politik, Haradinaj thekson rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve me institucionet euroatlantike dhe konsolidimin e demokracisë. Në planin ushtarak, ai parasheh ngritjen e kapaciteteve të Ushtrisë së Kosovës dhe zhvillimin e industrisë mbrojtëse vendore. Ekonomikisht, kryetari i AAK-së propozon aktivizimin e resurseve të Kosovës për partneritet me vendet e Aleancës. “Kjo kthesë e madhe ekonomike do të sigurojë qëndrimin e qytetarëve, veçanërisht të rinjve në Kosovë,” shtoi ai, duke premtuar përmirësime në sistemin shëndetësor dhe arsimor.

    Nga Rubrika
    Lajme05 Dhjetor 2024
    Janë bërë 4 vite prej se Kosova ka siguruar njohjen e fundit ndërkombëtare, e cila ka ardhur nga shteti i Izraelit. Kjo...
    Lajme05 Dhjetor 2024
    Në Kosovë sot do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë...
    Lajme05 Dhjetor 2024
    Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë dy seanca, njëra do të jetë vazhdim i seancave me pika të tjera, ndërsa tjetra...
    Të tjera
    Vip04 Dhjetor 2024
    Gjesti është përballur me një situatë të sikletshme, në një moment kur i janë shqyer xhinset. Megjithatë këtë moment ai e ktheu...
    Lajme04 Dhjetor 2024
    Jo rrallëherë shkollat fillore e të mesme në vendin tonë, janë cak i hajnave dhe kryesisht ka pasur raste të vjedhjeve të...
    Lajme04 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nesër do të shkoj për vizitë në Sarajevë por ende nuk dihet se me cilët zyrtarë shtetëror...
    Lajme04 Dhjetor 2024
    Sindikata e Arsimit ka protestuar duke kërkuar nga Ministria e Arsimit nënshkrim të kontratës kolektive, rritje të pagave të mësimdhënësve, e nisje...
    Lajme04 Dhjetor 2024
    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka dënuar sulmin që kryeshefi ekzekutiv i “Ibër Lepencit”, Faruk Mujka ka bërë kundër gazetares, Mimoza...
    Lajme04 Dhjetor 2024
    Presidentja e Kosovës nuk përjashton mundësinë që vendi të jetë sërish cak i ndonjë sulmi të ri. Ajo konfirmoi se me me...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.