×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Grupi i grave deputete reagon për uljen e dënimit për Pjetër Ndrecaj

    FrontOnline
    17 Shtator 2020

    Deputetja e LDK-sësë, Vlora Limani Hajduni si kryesuese e grupit të grave deputete ka folur në seancën e sotme për uljen e dënimit ndaj Pjetër Ndrecaj, që akuzohet për vrasjen e gruas dhe vajzës së tij, raporton Front Online.

    “Pa dashur të tingëlloi si ndërhyrje në sistemin e drejtësisë, në emrin e grave deputetëve shpreh shqetësimin për uljen e dënimit ndaj dorasit të Valbonës dhe vajzës së saj”, ka thënë deputetja duke shtuar se organet e drejtësisë duhet të kenë politika të ashpra ndaj çdo dhunuesi.

    “Organet e drejtësisë duhet të kenë politika të ashpra ndaj çdo dhunuesi e ndaj çdo kujt që shkakton dhunë në familje që të mos shkaktohet fund tragjik sic ishte rasti i Valbonës dhe vajzës së saj. Natyrisht jemi të vetëdijshëm që niveli politik nuk duhet të hyjë në drejtësi, po ne duhet të zhvillojmë politika jo diskriminuese”, ka shtuar Limani-Hajduni.

    Lidhur me deklarimin e deputetes ka folur edhe kryeparlamentarja Vjosa Osmani.

    “Duke ju bashkuar këtij reagimi, ftoj të gjithë deputetët që t’i bashkëngjiten këtij reagimi për vrasje të tilla të tmerrshme dhe dhunën në baza gjinore”, ka thënë kryetarja e Kuvendit./Front Online

    https://www.facebook.com/FrontOnlineMedia/videos/244622766890196/

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.