×
  • Lajme
  • Lajme

    Mustafa: Marrëveshja e Washingtonit sjell zhvillim për të gjithë rajonin

    FrontOnline
    16 Shtator 2020

    Isa Mustafa, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, thotë se marrëveshja e firmosur në Washington është në dobi të gjithë rajonit pasi lidhet me zhvillimin e infrastrukturës në Kosovë, Serbi, Shqipëri dhe vende të tjera.

    Në një intervistë në Euronews Albania, Mustafa veçoi si dy çështje të ndjeshme atë për Liqenin e Ujmanit dhe Mini-Shengenin duke mos e fshehur se ka qenë kundërshtar i kësaj të fundit.

    “Unë jam i kënaqur dhe mendoj se është një marrëveshje e cila është në dobi jo vetëm të Kosovës, por edhe në dobi të këtij regjioni veçmas vendeve të Ballkanit Perëndimor. Është marrëveshje e cila përmban disa pika që ndërlidhen me zhvillimin e drejtpërdrejtë të infrastrukturës që lidh Kosovën me Serbinë, po edhe me Shqipërinë edhe me vendet e tjera”.

    “Janë disa çështje të cilat janë pak më të ndjeshme siç është çështja e Ujmanit, por që në fakt është një ndihmesë e madhe e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në studimin e fizibilitetit që duhet ta bëjë lidhur me shfrytëzimin e ujërave të këtij liqeni qoftë për nevoja të energjisë, qoftë për nevoja të bujqësisë dhe çështja e mini-shengenit e cila ka qenë temë që nganjëherë nuk jemi pajtuar edhe brenda vendeve të Ballkanit Perëndimor”.

    Pyetjes se përse në Shtëpinë e Bardhë nuk u firmos një dokument, por dy të ndryshme për secilin vend kreu i LDK-së tha se kjo lidhet me njohjen e pavarësisë nga Izraeli dhe çështjen e Ujmanit.

    “Mospajtimet kanë qenë tek njohja nga Izraeli sepse natyrisht që do të ishte e vështirë që Serbia të nënshkruajë në një dokument i cili flet për njohjen e Kosovës nga shteti i Izraelit. Ka pasur po ashtu pakënaqësi nga ana jonë që ne të bëjmë një marrëveshje të drejtpërdrejtë lidhur me Ujmanin, me Serbinë, por që marrëveshja të jetë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës meqenëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës do ta bëjnë një studim fizibiliteti”.

    Kreu i LDK-së tha se nuk ka pasur asnjë ndryshim të dokumentit sa i takon çështjes së Ujmanit duke hedhur poshtë kështu pretendimet e AAK-së se ata kanë ndikuar për ndryshimin e tekstit të marrëveshjes.

    Ka pas një shqetësim të zotit Haradinaj për Ujmanin se nuk duhet të lejojmë që të mirret atje ndonjë vendim e cila ve në pikëpyetje shfrytëzimin e Ujmanit ose përkatësinë e Ujmanit, përkatësinë territoriale të liqenit. Unë i kam thënë se unë do të pres, se unë jam i informuar. Është fjala vetëm për studim fizibiliteti dhe për asgjë tjetër. Më vonë kanë pasuar këto, diku pas dreke nga ora 3, informatat që dy ministra të AAK-së kanë ofruar dorëheqjen për shkak se nuk janë pajtuar me marrëveshjen. Mirëpo, ashtu siç jam lajmëruar se kanë paraqitur dorëheqjen, jam lajmëruar se zoti Haradinaj është pajtuar me marrëveshjen”.

    “Ndonjë lëvizje, me sa di unë, s’ka pasur lëvizje sa i përket dokumentit. Nuk ka pas. Çfarë lëvizje të tjera ka pas, a është bërë mbi bazën e komunikimit që zoti Haradinaj ka pas me zyrtarët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe çfarë është thënë, krejt ato bisedat unë s’mund të them sepse as nuk e kam pyetur zotin Haradinaj, as që jam informuar prej të tjerëve. Por me rëndësi themelore është që marrëveshja është arritur, është nënshkruar në Zyrën Ovale të shtëpisë së Bardhë edhe se është një perspektivë e mirë që ne ta implementojmë këtë marrëveshje dhe po ashtu është një simbolikë tepër e mirë që Kosova është rikthyer në Shtëpinë e Bardhë, përkatësisht në Zyrën Ovale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”.

    Avokati i Popullit Naim Qelaj dhe përfaqësueset e UN Women Kosovo vizitë në KEDS
    Nga Rubrika
    Lajme07 Maj 2024
    Dy persona kanë marrë lëndime trupore, pasi një motoçikletë është aksidentuar në orët e mbrëmjes në Prishtinë. Rastin e ka konfirmuar për...
    Lajme07 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka ushtruar bashkë me njësinë policore të specializuar të EULEX-it dhe KFOR-in. Siç thuhet në njoftim, ky ushtrim kishte...
    Lajme07 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Kosova këtë vit është e ftuar speciale në Samitin SHBA-Afrikë që po mbahet në...
    Të tjera
    Bota/Rajoni07 Maj 2024
    Bjellorusia i ka filluar të martën stërvitjet ushtarake me raketat dhe avionët luftarakë që janë në gjendje të bartin armë taktike bërthamore,...
    Sport07 Maj 2024
    Real Madridi do të prezantohet me trofeun e ri të La Ligës dy herë në javën e ardhshme pas një mosmarrëveshjeje me...
    Bota/Rajoni07 Maj 2024
    Në Shqipëri shumica socialiste propozoi sot ndërmarrjen e një cikli të ri reformash të thella të cilat do të duhet të kenë...
    Lajme07 Maj 2024
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka marrë pjesë në panelin e diskutimit me temë “Misionet e stabilizimit si instrument për ruajtjen e...
    Vip07 Maj 2024
    Rihanna mungoi në Met Gala 2024. Pavarësisht se kishte konfirmuar se do të merrte pjesë në ngjarje, këngëtarja 36-vjeçare nuk ishte prezente....
    Lajme07 Maj 2024
    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), në mbledhjen e rregullt të kryesisë të mbajtur sot, ka krijuar Shtabin Zgjedhor për zgjedhjet paramentare....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.