×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Trump dhe Biden përplasen për ndryshimet klimatike dhe zjarret

    FrontOnline
    15 Shtator 2020

    Presidenti i Shteteve të Bashkura, Donald Trump, dhe sfiduesi i tij demokrat në zgjedhjet e nëntorit, Joe Biden, i përqendruan fushatat e tyre në zjarret vdekjeprurëse në Bregun Perëndimor të SHBA-së, duke shprehur pikëpamje krejt të kundërta për ndryshimet klimatike.

    Trump, i cili shkoi në Sakramento të Kalifornisë për t’u informuar nga afër në lidhje me zjarret, e hodhi poshtë idenë se ndryshimet klimatike janë arsyeja kryesore e tyre.

    Koha “do të fillojë të bëhet më e freskët”, tha Trump. Ai i bëri këto komente në një konferencë për media, ku një zyrtar lokal tha se menaxhimi i pyjeve është një çështje e veçantë, por shtoi se ndryshimet e klimës janë problemi themelor, që nuk mund të injorohet.

    “Do të fillojë të bëhet më freskët. Ju, thjesht, shikoni”, i tha Trump kreut të Agjencisë së Burimeve Natyrore të Kalifornisë, Wade Crowfoot.“Do të doja që shkenca të pajtohet me ju”, tha në anën tjetër Crowfoot.“Në fakt, nuk mendoj se shkenca e di”, këmbënguli Trump.

    Trump ka fajësuar vazhdimisht menaxhimin e dobët të pyjeve për zjarret dhe ka minimizuar ndryshimet klimatike, të shkaktuara nga njerëzit.

    Duke folur në Dellauer, Biden e quajti Trumpin “zjarrvënës të klimës” dhe tha se politikat e tij e kanë minuar mbrojtjen e klimës, mjedisin dhe sigurinë e amerikanëve.

    “Nëse i jepni zjarrvënësit të klimës edhe katër vjet në Shtëpinë e Bardhë, përse dikush do të habitej nëse kemi më shumë Amerikë në flakë”, pyeti Biden.“Ne kemi nevojë për një president që e respekton shkencën, që e kupton se dëmi nga ndryshimi i klimës tashmë ekziston”, tha Biden.

    “Është e qartë që ne nuk jemi të sigurt në Amerikën e Donald Trumpit. Kjo është një krizë tjetër, për të cilën ai nuk do të marrë përgjegjësi”, shtoi ai.

    Zjarret në Kaliforni, në Oregon dhe në shtetin e Uashingtonit kanë vrarë së paku 33 vetë, kanë djegur 2 milionë hektarë tokë dhe kanë detyruar dhjetëra-mijëra njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre.

    Për miliona njerëz në Bregun Perëndimor janë lëshuar paralajmërime për ajër jo të shëndetshëm.Derisa pandemia e koronavirusit, ekonomia dhe trazirat sociale kanë qenë deri më tash në qendër të vëmendjes, shkalla e zjarreve në Bregun Perëndimor ka sjellë një fokus të ri edhe mbi ndryshimet klimatike.Sipas një sondazhi të kompanisë Pew, të kryer në fund të korrikut dhe fillim të gushtit, 42 për qind e votuesve në zgjedhjet e 3 nëntorit kanë thënë se ndryshimi i klimës “është shumë i rëndësishëm”

    .Por, sondazhi ka gjetur dallime të mëdha midis mbështetësve të Bidenit dhe atyre të Trumpit në lidhje me këtë çështje. Vetëm 11 për qind e mbështetësve të presidentit kanë thënë se ndryshimi i klimës “është shumë i rëndësishëm”, krahasuar me 68 për qind të mbështetësve të Bidenit që e kanë pohuar të njëjtën gjë.

    Trump dhe Biden kanë qasje jashtëzakonisht të ndryshme për mjedisin dhe ndryshimin e klimës.Trump vazhdimisht e ka minuar ndikimin e ndryshimeve klimatike, e ka nxjerrë SHBA-në nga Marrëveshja e Parisit për Klimën dhe ka reduktuar rregulloret për mjedisin.Biden thotë se nëse zgjidhet president, ai do ta rikthejë SHBA-në në Marrëveshjen e Parisit për Klimën, do të investojë dy trilionë dollarë në energji të pastër dhe do t’i ndalojë të gjitha emetimet e dëmshme nga termocentralet e SHBA-së deri në vitin 2035.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni14 Korrik 2025
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka udhëtuar drejt Gjermanisë pasditen e të hënës, i ftuar nga homologu i tij gjerman, Markus Söder....
    Bota/Rajoni14 Korrik 2025
    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka sjellë detaje të reja për marrëveshjen e shpallur nga Donald Trump, duke theksuar se...
    Bota/Rajoni14 Korrik 2025
    Popullsia e Shqipërisë është reduktuar me 18 për qind në fund të vitit 2024, në krahasim me vitin 2011. Në periudhat në...
    Të tjera
    Vip14 Korrik 2025
    Në puntatën e fundit të emisionit “She’s On Top” e ftuar speciale ishte Loredana Brati, ish-banore e spektaklit Big Brother VIP Albania,...
    Lajme14 Korrik 2025
    Presidenti i SHBA’së Donald Trump i ka përmendur përsëri Kosovën e Serbinë gjatë një paraqitje në Shtëpinë e Bardhë me Sekretarin e...
    Lajme14 Korrik 2025
    Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) është pranuar si anëtare me të drejta të plota në Regjistrin Evropian për Sigurimin e Cilësisë...
    Lajme14 Korrik 2025
    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka pritur sot në selinë e partisë, disa prej profesorëve të tij të shkollës së mesme “Xhevdet...
    Lajme14 Korrik 2025
    Lidhja Demokratike e Kosovës për zgjedhjet lokale në Kamenicë do të kandidoj me Shaip Surdullin. Në njoftimin e partisë thuhet që këto...
    Lajme14 Korrik 2025
    Më 20 korrik, në orën 11:00 është paralajmëruar një protestë masive nga avokati Arianit Koci. Kjo protestë e cila pritët të mbahet...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.