Një femër shtetase e Shqipërisë dyshohet të ketë ushtruar dhunë në familje ndaj viktimës mashkull në Prizren, bën të ditur Policia e Kosovës në raporton 24 orësh.
Deri te dhuna ka ardhur si pasojë e disa mosmarrëveshjeve familjare.
Ndërsa nuk raportohet për të lënduar.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili rekomandon që palët të lirohen dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt.