×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Detaje nga rasti i minorenës së përdhunuar nga 46-vjeçari në Shqipëri

    FrontOnline
    12 Shtator 2020

    Detaje të reja tronditëse nga ngjarja e ndodhur në fshatin Vërdovë të Pogradecit.

    “Panorama” mëson se ka qenë vajza e autorit ajo që ka kuptuar se mes shoqes së saj dhe të atit kishte nisur një marrëdhënie duke i kërkuar shoqes së saj që të mos e vazhdonte me tej këtë gjë por pa ditur se e mitura po abuzohet.

    Pasi ka mësuar se çfarë po ndodhte në të vërtetë, 13 vjeçarja e abuzuar i ka thënë se ajo duhet t’i kërkonte të atit të ndalej, për shkak se ai po abuzonte me të.

    Në këtë situatë vajza e Blerimit i ka pohuar se asnje nga anëtarët e familjes nuk mund t’i fliste të atit lidhur me këtë ceshtje për shkak se ai ishte i dhunshëm.

    Në këto kushte e mitura ka vepruar vetë duke denoncuar 46 vjecarin. Ajo ka kërkuar të takohej me operativin e zonës dhe pasi ka biseduar me të ka shkuar e shoqëruar nga e ëma në komisariat për të bërë denoncimin. Në rend kronologjik vajza ka pohuar se prej një viti shkonte në shtëpinë e Blerimit pasi ishte shoqe me vajzën e tij dhe se disa herë ai e kishte ngacmuar me fjalë deri në ditën e Bajramit kur ai ka abuzuar me të.

    Akti është kryer gjatë natës në ballkonin e shtëpisë për disa ore duke e dhunuar edhe fizikisht në mënyrë monstruoze vajzën. 46 vjeçari ka kërcënuar vazhdimisht të miturën që ajo të mos denonconte ndërsa e përdhunonte sistematikisht gjatë kësaj periudhe.

    Nga ana tjetër hetimi është shtrirë edhe me gjere ne lidhje me një tjetër të mitur pas deklarimeve të vajzës së kur ajo shkoi në banesë një tjetër vajzë që Blerim e zboi ka qenë aty.

    Kjo deklaratë eshte pohuar për policinë edhe nga fqinjët të cilët kanë treguar se një tjetër vajzë para 13 vjeçare qëndronte në shtëpi por pa ditur se çfarë marrëdhëniesh ka pasur autori me të.

    Pas denoncimit vajza iu është nënshtruar edhe ekzaminimeve gjinekologjike nga të cilat ka rezultuar se ajo është abuzuar seksualisht si edhe është kryer testi i shtatzënisë që ka rezultuar negativ. Pas arrestimit 46 vjeçari nuk ka pranuar akuzat dhe ka mohuar që të ketë kryer raporte intime me të miturën.

    Përfito FALAS një pushim për çift në Budva
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni01 Maj 2024
    Parlamenti i Gjeorgjisë miratoi më 1 maj një projektligj për “agjentët e huaj” që ka shkaktuar protesta masive në kryeqytet, Tbilisi, dhe...
    Bota/Rajoni01 Maj 2024
    Një 26-vjeçare dyshohet se është vetëhedhur nga kati i pestë i banesës ku banon, në rrugën “Selaudin Bekteshi”, në Tiranë. E reja...
    Bota/Rajoni01 Maj 2024
    Universiteti i Kalifornisë anuloi mësimet të mërkurën dhe u bëri thirrje njerëzve të shmangin zonën ku një natë më parë pati përleshje...
    Të tjera
    Sport01 Maj 2024
    Në një super ndeshje dhe dramatike, Peja fitoi ndaj Golden Eagle Yllit 80:81 (26:20, 21:26, 15:13, 18:22), duke barazuar serinë gjysmëfinale të...
    Lajme01 Maj 2024
    Një person ka marrë lëndime trupore sot te Liqeni i Batllavës në Orllan, pasi i njëjti është therur me thikë, në një...
    Lajme01 Maj 2024
    Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka thënë se deklarata e kryeministrit Albin Kurti, se do përpiqet ta kalojë Kodin Civil,...
    Lajme01 Maj 2024
    Rruga e Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës vlerësohet se mund të rrezikohet pas rekomandimeve të fundit franko-gjermane. Këto dy shtete...
    Bota/Rajoni01 Maj 2024
    Ziadin Sela, lider i Aleancës për Shqiptarët foli për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen në Maqedoninë e Veriut javën që vjen. Sela...
    Lajme01 Maj 2024
    Pesë persona janë ndaluar për 48 orë si të dyshuar për plagosjet në Lupç të Podujevës. Këtë e konfirmoi për Front Online...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.