×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Fauci: Jeta nuk do t’i kthehet normalitetit deri në fund të 2021

    FrontOnline
    12 Shtator 2020

    Eksperti më i lartë i sëmundjeve infektive në SHBA Anthony Fauci tha të premten se vetëm vitin e ardhshëm jeta mund t’i rikthet normalitetit të para-pandemisë. Por gjithçka do të varet sipas tij nga fakti nëse vaksina kundër koronavirusit do të jetë në dispozicion deri në fund të këtij viti.

    Fauci i tha rrjetit televiziv MSNBC se “shpërndarja e vaksinës, mbrojtja apo vaksinimi i shumicës së popullsisë, ka të ngjarë të mos ndodhë deri në mes ose në fund të vitit 2021”.

    Ndërkohë disa spitale në SHBA kanë refuzuar një pjesë të furnizimit të tyre me Remdesivir, ilaçi që përdoret për të luftuar COVID-19 prodhuar nga Gilead Science. Lajmi u konfirmua të premten nga Departamenti i Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore, raporton Voa.

    Nga 6 korriku deri më 8 shtator, sistemet shëndetësore publike shtetërore dhe lokale pranuan rreth 72 për qind të Remdesivirit të ofruar nga ky departament, konfirmoi një zëdhënës të premten për agjencinë “Reuters”. Qeveria ka udhëhequr masat për shpërndarjen e ilaçit, por kjo përpjekje skadon në fund të muajit. Të shtunën në SHBA u regjistruan më shumë se 6.4 milionë të infektuar me COVID-19 dhe më shumë se 193 mijë të vdekur.

     

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.