×
  • Lajme
  • Lajme

    Cilat klasa e fillojnë mësimin nga e hëna?

    FrontOnline
    12 Shtator 2020

    Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Likaj, ka prezantuar dje vendimin për fillimin e vitit të ri shkollor, i cili do të organizohet në dy faza.

    Sipas një njoftimi të MASHT’it, faza e parë, në të cilën janë përfshirë niveli parashkollor dhe klasat 1,2,3,6 dhe 10 fillon mësimin të hënën, më 14 shtator sipas skenarit A (me prezencë në shkollë), ndërsa klasat 4 dhe 5 fillojnë mësimin në të njëjtën datë, sipas skenarit A ose B, pra me prezencë në shkollë, ose mësim të kombinuar, varësisht nga kapaciteti i shkollës në përputhje me vlerësimin e task forcës në nivel të DKA-së dhe shkollës.

    Ndërkohë, faza e dytë, fillon më 21 shtator, në të cilën përfshihen klasat, 7, 8, 9, 11 dhe 12, sipas skenarit B, pra dy ditë në shkollë dhe tri ditë mësim online dhe në distancë.

    Zëvendësministri i Arsimit në Kosovë, Xhavit Rexhaj, ka thënë se janë bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e vit të ri shkollor për disa klasë, më 14 shtator.

    Përgatitjet shtesë kanë qenë të nevojshme, për të ofruar siguri në kohë të pandemisë.

    Megjithëkëtë, nëse një nxënës brenda klasës infektohet me koronavirus, zëvendësministri Rexhaj thotë se e kanë paraparë që të gjithë ata nxënës, që kanë qenë rast kontakti, të kalojnë në mësim online, në mënyrë që të mos shpërndahet sëmundja COVID-19, që shkakton ky virus.

    “Nuk lirohen nga mësimi nxënësit, por e gjithë klasa kalon në mësim online nëse ka raste të nxënësve të infektuar. Derisa sa i përket mësimdhënësve, Kosova ka rreth 3 mijë mësimdhënës tepricë, dhe meqë bëhet dyfishimi i orëve për shkak të ndërrimeve dhe mësimit online, ne u kemi siguruar komunave përkrahje që deri në një mënyrë të kompensohet vëllimi i shtuar i punës’’, tha Rexhaj./Lajmi.net

    Nga Rubrika
    Lajme26 Korrik 2025
    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka shpjeguar në seancën e Kuvendit arsyet pse partia e saj nuk ka mbështetur...
    Lajme26 Korrik 2025
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, ka thënë se ishin partitë opozitare ato që nuk deshën zgjidhje për të shkuar para me...
    Lajme26 Korrik 2025
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, pas përfundimit të seancës së 54-të konstituive ka thënë se “çka t’i themi Avni Deharit”, ishte pyetja...
    Të tjera
    Lajme26 Korrik 2025
    Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, e ka konfirmuar takimin e sotëm me presidenten e vendit, Vjosa Osmani. Limaj tha se në takim...
    Lajme26 Korrik 2025
    Deputetja më e re e Kuvendit të Kosovës, Sala Jashari nga radhët e PDK-së, ka deklaruar se asnjë i ri apo e...
    Lajme26 Korrik 2025
    Pak para seancës, deputetja e VV-së, Fitore Pacolli, ka denoncuar një tjetër incident, duke thënë se është përballur me një burrë që...
    Lajme26 Korrik 2025
    Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, ka ripërsëritur qëndrimin e tij se do ta votonte kandidatin e VV-së për kryetar kuvendi vetëm në...
    Lajme26 Korrik 2025
    Deputetja e zgjedhur nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku është deklaruar para seancës së natës që mbahet në tentativën...
    Lajme26 Korrik 2025
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas shpërthimit të qindra vatrave zjarri në komuna të ndryshme të vendit, duke i cilësuar...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.