×
  • Lajme
  • Lajme

    I bllokuan Lamborghinin, lirohet shqiptari nga Kosova: Veturën e kam blerë me djersë

    FrontOnline
    10 Shtator 2020

    Emisioni “Stop” ndoqi historinë e Labinot Ramadanit, i cili u arrestua në Morinë dhe i kanë bllokuar makinën Lamborghini, pasi dyshohej se e kishte të vjedhur.

    Prokurorja Farie Vata është ajo që ka kërkuar që Labinor Ramandani të mbahej në burg dhe makina e tij të qëndronte e bllokuar, por arsyet për këtë vendim nuk i ka dhënë.

    Sot është përpjekur që të marrë një reagim prej saj, por prokurorja ka thënë se nuk mund të fliste.

    Prokurore Farie Vata: Mirë! Urdhëro! Kush jeni ju lutem?

    Gazetari: Jam Genc Angjellari, gazetar i emision “Stop”,

    Prokurore Farie Vata: Ju lutem! Nuk mund të flas! Nëse keni ndonjë gjë, mund të bëni kërkesë me shkrim, ta depozitoni në prokurori dhe do merrni përgjigje!

    Gazetari: Zonjë ju keni mbajtur për 30 ditë të burgosur dikë të pafajshëm.

    Pas ndërhyrjes së “Stop” për Labinot Ramadanit u zhvillua dhe seanca gjyqësore në 21 gusht, por prokurorja Vata mungoi pa asnjë njoftim zyrtar. Pak ditë më vonë në 24 gusht gjykata shpalli të pafajshëm Ramadanin, por makinën e tij me urdhër të prokurorit po e mbajnë ende të bllokuar edhe pse Interpol Roma ka dërguar shkresë së mjeti nuk është i vjedhur.

    Qytetari nga Kosova pas daljes nga burgu ka premtuar se do e ndjekë çështjen e tij deri në Strasburg. “Unë nuk di çfarë të them, ju i keni parë letrat, i ka dhe avokati. Dihet e gjithë çështja, kjo makinë është e paguar me para të pastra, para me djersë dhe nuk është e vjedhur. Këto janë montazhe të këtyre për para, shkova në Kosovë, erdha në Shqipëri prapë dhe më pas më kanë kontrolluar. Ata më kanë kërkuar që të dalë nga radha dhe më kanë kërkuar dokumentet. Kjo ka qenë e përgatitur. Unë kam probleme shëndetësore, këtë vuajte që kam bërë nuk e kanë pësuar as lopët. Këtë çështje unë nuk e lë do e ndjekë deri në Strasburg”, thotë Ramadani.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.