×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani: Kuvendi ka kryer shumicën e punëve, Qeveria nuk solli ligje

    FrontOnline
    10 Shtator 2020

    Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani i ka quajtur propagandë zërat që ky institucion ka përfunduar vetëm 5% të punës së saj.

    Osmani ka thënë se Kuvendi ka kryer shumicën e punës, mirëpo, Qeverinë ka sjell vetëm 5% të ligjeve.

    Osmani: Qeveria ka sjell vetëm 5% të ligjeve në Kuvend

    “Ka qenë një propagande se kinse Kuvendi ka kryer vetëm 5% të punës, kjo është një e pavërtetë e madhe, në fakt vetëm 5% të ligjeve Qeveria i ka dërguar në Kuvend. Pra mos gabofsha, nga 130, 120 ligje ende Qeveria nuk i ka dërguar. Pra nuk është se Kuvendi i ka në sirtaret e veta 120 ligje dhe ka shkuar në pushim dhe nuk i ka trajtuar, është e kundërta, ato ligje nuk na i ka sjellë Qeveria fare dhe pa i sjellë, është e pamundur që ne t’i fusim në procedura, përkundrazi, secila pikë që i ka kaluar procedurat e brendshme të Kuvendit në përputhje me rregulloren, ne e kemi dërguar në seancë”, ka thënë Osmani.

    Osmani gjithashtu ka thënë se ishte vetëm një pikë kur deputetët kanë refuzuar, por të gjitha të tjerat kanë kaluar me procedurë të rregullt.

    Osmani: Kuvendi ka përfunduar qind për qind punët

    “Pra qind për qind të çështjeve që i kanë kry procedurat e Kuvendit, është hera e parë që ndodhë, ne i kemi trajtuar në seancë. Ka qenë vetëm një pikë, vet deputetët kanë refuzuar ta bëjnë pikë të rendit të ditës dhe ajo ka qenë zgjedhja e anëtarëve të BQK-së dhe anëtarëve joekzekutiv, por të gjitha çështjet tjera, madje shumë prej tyre me procedurë të përshpejtuar siç janë marrëveshjet ndërkombëtarë etj, i kemi fut në rend të ditës. Pra Kuvendi i ka trajtuar të gjitha ato që i kanë kaluar procedurat”, ka thënë ajo.

    Osmani thotë se shpreson që Qeveria do të jetë shumë më efektive që të sjellë më shumë ligje në mënyrë që komisionet parlamentare të kenë volum më të madh të punës, rrjedhimisht organizim më të shpeshtë të dëgjimeve publike.

    Këto komente Osmani i bëri në një debat virtual që është organizuar nga Lëvizja Fol.

    Nga Rubrika
    Lajme29 Tetor 2024
    Tre muaj para përfundimit të mandatit Kurti merr vendim për t’i rritur pak pagat, një pjesë nga janari, tjetra nga korriku Kryeministri...
    Lajme29 Tetor 2024
    Shefi i deputetëve të LDK-së, Arben Gashi, ka reaguar pas vendimit të Qeverisë Kurti për rritje të pagave në sektorin publik, dy...
    Lajme29 Tetor 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim ministrin e Haxhit dhe Umres të Mbretërisë së Arabisë Saudite,...
    Të tjera
    Lajme29 Tetor 2024
    Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu së bashku me Ali Bin Mohammed Rajab, Zëvendëspresident ekzekutiv për Transportin Ajror dhe...
    Sport29 Tetor 2024
    Legjenda argjentinase, Lionel Messi ka reaguar pas dhënies së çmimeve në ceremoninë e “Topit të Artë”. Të hënën mbrëma, Rodri u shpallë...
    Lajme29 Tetor 2024
    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka komentuar rritjen e pagave nga qeveria, duke thënë se qytetarët po ia shohin...
    Vip29 Tetor 2024
    Pak kohë më parë, Ronaldo Sharka zbuloi se kishte marrë një vendim të rëndësishëm për jetën e tij. Moderatori i njohur tregoi...
    Lajme29 Tetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në konferencën e sotme për media është pyetur për zgjedhjet në SHBA dhe nëse do të përkrah...
    Lajme29 Tetor 2024
    Letrën që lideri i BDI-së, Ali Ahmeti ua dërgoi liderëve rajonal dhe ndërkombëtar, e ka komentuar ish-diplomati amerikan njëherazi edhe profesor në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.