×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti në takime pa njerëzit e AAK-së, Haradinaj: Është e pakuptimtë të vazhdohet në këtë mënyrë

    FrontOnline
    07 Shtator 2020

    Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj është shprehur i pakënaqur me veprimet e partnerit të koalicionit qeverisës rreth mos pjesëmarrjes së zyrtarëve të kësaj partie në takimet e kryeministrit Avdullah Hoti në procesin e dialogut.

    Ai në Debat Plus të TV Dukagjinit ka thënë se nuk është në rregull të shkojë Hoti në takime me koordinatorin shtetëror për dialogun Skender Hysenin dhe jo me njerëz të AAK-së, me të cilën LDK-ja është në koalicion.

    “Nuk është në rregull që Hoti të hyjë në takim pa një përfaqësues të AAK-së. Është e pakuptimtë të vazhdohet në këtë mënyrë”, ka thënë ai.

    Haradinaj ka folur edhe për asociacionin e komunave me shumicë serbe, për të cilin tha se është negociuar në kohën kur kryeministër ka qenë Isa Mustafa, kryetar i LDK-së, me të cilën AAK-ja është në koalicion qeverisës.

    “Ne duhet të shkojmë në bazë të Kushtetueses. Marrëveshja për asociacionin ka pasur klauzolë. Gjykata Kushtetuese ka marrë një detyrë për interpretim me kërkesë të ish-presidentes Atifete Jahjaga”, është shprehur ai.

    Haradinaj ka folur edhe rreth dorëheqjes së Albin Kurtit nga posti i kryeministrit në muajin mars, duke thënë se kreu i Vetëvendosjes është dashur t’iu shkojë temave deri në fund.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.