×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Rama për marrëveshjen Kosovë-Serbi: S’ka asgjë të re, janë temat e procesit të Berlinit

    FrontOnline
    07 Shtator 2020

    Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka përshëndetur marrëveshjen mes Kosovës e Serbisë, nënshkruar në Uashington në praninë e presidentit amerikan Donald Trump, por megjithatë ka shtuar se nuk ka asgjë të re.

    Sipas tij, ky është një moment i rëndësishëm për marrëdhëniet mes dy shteteve por se temat janë të procesit të Berlinit, teksa ka shtuar se shqiptarët kanë humbur shumë kohë dhe dëmet janë të pallogaritshme.

    “Lidhur me marrëveshjen ishte një moment shumë i rëndësishëm në marrëdhëniet mes dy shteteve. Ishte tejet e rëndësishme që u bë njohja e Kosovës nga Izraeli. Por përtej faktit që Izraeli njohu Kosovën, marrëveshja nuk ka asnjë gjë të re. Janë tema të stërdiskutuar në procesin e Berlinit. E them këtë për një arsye shumë të thjeshtë. Për të kuptuar sa shumë kohë kemi humbur ne si shqiptarë në raport me çfarë sjell marrëveshja. Sjell një konfirmim të çka ka qenë aty për vite. Dhe refuzimi për të ecur në atë drejtim ka qenë vetëm humbje kohe. Ka dëme të pallogaritshme humbja e kohës nga patriotizmi farsë dhe nga një luftë imagjinare me një fqinj që ishte dje armik. Sot është një fqinj me të cilin shqiptarët kanë llogari të hapura për të adresuar po nuk mund të adresosh sikur je në luftë ndërkohë që je në paqe. Dhe të mos komunikosh për të adresuar llogaritë e hapur, që qëndrojnë për të mbushur pushkët imagjinare është të sakatosh popullin. Sofistikimi që sjell paqja . Në luftë është bardh e zi por jo në paqe. Të jesh ose i paaftë për të drejtuar ose cinik. Ajo që mbetet mbresëlënëse, qorr e shurdhëria e atyre që nuk duan të shohin e të dëgjojnë ndaj fakteve është çka e ka dëmtuar shqiptarët në përgjithësi,” ka thënë Rama.

    “Dëgjova njërin që tha nuk e lëshojmë detin. Por dua të them se e para e po të duash ta lëshosh nuk e lëshon dot. Kushdo që do donte nuk e lëshon dot se nuk ka asnjë mundësi dhe e treta mos u bëni qesharak dhe të poshtë. Ata që i fryjnë këtij zjarri nuk ka asgjë të vërtetë”, shtoi ai./tch/

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni30 Tetor 2024
    Sekretari i ri i NATO-s, Mark Rutte është takuar me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen për herë të parë...
    Bota/Rajoni30 Tetor 2024
    Kandidatja demokrate për Shtëpinë e Bardhë, Kamala Harris mbylli fushatën e saj në Uashington me një paralajmërim për amerikanët se nëse zgjidhet...
    Bota/Rajoni30 Tetor 2024
    Më shumë se 2.700 mjekë kanë dhënë dorëheqje nga spitalet në Sllovaki, në kuadër të një proteste të organizuar për kushtet e...
    Të tjera
    Lajme30 Tetor 2024
    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Sipas...
    Lajme29 Tetor 2024
    Komandanti i ri i KFOR-it, Gjeneralmajor Enrico Barduani, në një intervistë për Radio K4, ka thënë se siguria në Kosovë është përmirësuar...
    Vip29 Tetor 2024
    Banori i fundit që iu bashkua shtëpisë së Big Brother Vip Kosova 3, Xuxi ka fjetur në oborrin e shtëpisë. Përkundër që...
    Vip29 Tetor 2024
    Bay T ka kaluar kohë më të gjatë me Drilonin pasditen e sotme në shtëpinë më të famshme në vend, Big Brother...
    Vip29 Tetor 2024
    Banoret e shtëpisë më të famshme në vend, Big Brother VIP Kosova 3, kanë diskutuar për marrëdhëniet intime. Në pyetjen për ‘vendi...
    Sport29 Tetor 2024
    Napoli ka arritur ta mposht Milanin me rezultat 2-0 në “San Siro”, duke vazhduar si lider në Serie A. Amir Rrahmani luajti...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.