×
  • Lajme
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Grenell i ashpër me diplomatët europianë: Në vend se të ankoheni, hiqni vizat që ua keni premtuar kosovarëve

    FrontOnline
    06 Shtator 2020

    Emisari i SHBA’së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka kërkuar heqjen e vizave për Kosovën, në prag të takimit të nesërm me palën serbe nën ndërmjetësimin e Bashkimit Europian, shkruan Gazeta Metro.

    Grenell përmes një shkrimi në rrjetin social Twitter, ka thënë se BE nuk duhet të ankohet, por t’i liberalizojë vizat që ia ka premtuar kosovarëve.

    “Në vend se të ankoheni, pse nuk ua jepni liberalizimin e vizave popullit të Kosovës – të cilin po e premtoni për shumë vite”, ka shkruar Grenell në një cicërimë e cila është si kundërpërgjigje ndaj Mirsolav Lajcak dhe Ëolfgang Ischinger.

    Ndërkaq, emisari i BE’së, Lajcak më herët përmes një shkrimi në Twitter e quajti të rëndësishëm takimin e nesërm me kryeministri kosovar Avdullah Hoti dhe presidentin serb, Aleksandar Vucic.“Fundjavë e zënë në Bruksel në takime me presidentin Vucic, kryeministrin Hoti dhe emisarin për Ballkanin Perëndimor Palmer. Duke u bërë gati për dialogun e nivelit të lartë nesër”, ka shkruar Lajcak.

    Vlen të theksohet se takimi në BE vjen vetëm tre ditë pas atij në Shtëpinë e Bardhë, ku u nënshkrua marrëveshje ekonomike mes Kosovës e Serbisë, nën ndëmjetësimin e presidentit Donald Trump.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.