×
  • Lajme
  • Lajme

    Si u ndryshua pika e marrëveshjes ku bëhet fjalë për shfrytëzimin e Liqenit të Ujmanit

    FrontOnline
    06 Shtator 2020

    Njëra ndër pikat për të cilat është diskutuar më së shumti rreth marrëveshjes Kosovë – Serbi për normalizim ekonomik ka qenë pika ku flitet për shfrytëzimin e Liqenit të Ujmanit. Por si ndryshoi kjo pikë me këmbënguljen e delegacionit të Kosovës?

    Në një draft të siguruar, shkruhet: “Të dyja palët do ta ndajnë Liqenin e Gazivodës si burim i besueshëm për furnizim me ujë dhe energji”.

    Sidoqoftë, në marrëveshjen përfundimtare, kjo pikë u modifikuar dhe tash thuhet: “Të dy palët do të bien dakord të punojnë me Departamentin e Energjisë në SHBA dhe subjekte të tjera të qeverisë së SHBA-ve në një studim të fizibilitetit për qëllimet e ndarjes së Liqenit së Gazivodës/Ujmanit, si burim i besueshëm i ujit dhe energjisë.”

    Kreu partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, njëherësh pjesë e koalicionit qeverisës në vend, disa ditë më parë i bëri thirrje kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, që në marrëveshjen që pritet të nënshkruhet pas pak në Shtëpinë e Bardhë në Ëashington midis Kosovës dhe Serbisë, të mos përfshihet Liqeni i Ujmanit. Gazeta Express.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Shitja masive e aksioneve europiane u ndal të mërkurën, ndërsa vëmendja u zhvendos drejt Azisë – përfshirë një rënie rekord në Seul,...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një avion luftarak F-35 izraelit rrëzoi një avion luftarak iranian YAK-130 mbi Teheran, sipas ushtrisë izraelite, duke shënuar herën e parë që...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Eksperti Koen Herlaar pohoi se në 16 vite përvojë pune si pjesë e Institutit Kriminalistik të Holandës i ka kryer 24 akt-ekpertiza...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti mund të propozohet nga Lëvizja Vetëvenedosje për President. Gazeta Express merr...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Pentagoni ka publikuar emrat e katër ushtarëve rezervë të Ushtrisë Amerikane të vrarë në luftën kundër Iranit. Ata ishin midis gjashtë anëtarëve...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Irani është afër zgjedhjes së Udhëheqësit të ri Suprem, thotë zyrtari Irani është afër zgjedhjes së një Udhëheqësi të ri Suprem për...
    Lajme04 Mars 2026
    Reperi ‘Mossi’ bashkë me dy të tjerë, janë arrestuar nga Policia e Kosovës. Arrestimi ka ndodhur pas sulmit fizik ndaj gazetarit Burim...
    Lajme04 Mars 2026
    Është vetëdorëzuar në polici një person për të cilin, policia në Gjakovë të martën kishte kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e...
    Lajme04 Mars 2026
    Mërgim Lushtaku nga PDK tha se vendi është duke shkuar drejt zgjedhjeve të reja. Ai ka fajësuar shumicën parlamentare, pra Lëvizjen Vetëvendosje...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.