×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministrja e Jashtme e Rusisë me shkrim turpërues për Vuçiq, i reagon Gjuriq

    FrontOnline
    06 Shtator 2020

    Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar të premten marrëveshjen historike në Washington. Marrëveshja u arrit pas bisedimeve në Shtëpinë e Bardhë, për herë të parë në një nivel të lartë të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Në këtë marrëveshje thuhet se Kosova dhe Serbia janë pajtuar për normalizimin ekonomik.Në ceremoninë e nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje mori pjesë kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

    Marrëveshja u nënshkrua në prani të presidentit amerikan Donlad Trump.Pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje, ka reaguar edhe Ministria e Jashtme e Rusisë.Zëdhënësja e MPJ-së ruse, Maria Zakharova ka publikuar një mesazh turpërues pas vizitës së Vuciqit në Shtëpi të Bardhë.

    “Nëse jeni ftuar në Shtëpinë e Bardhë, dhe karrigia është ngritur për t’ju marrë në pyetje, uluni si në figurën 2, kushdo që të jeni. Thjesht më beso”, ka shkruar Zakharova në Facebook.

    Pas këtij mesazhi, i menjëhershëm ka qenë reagimi i shefit të ashtuquajturës Zyra për Kosovën, Marko Gjuriq.Gjuriq i ka thënë Zakharovës së duhet të kenë turp pas këtij mesazhi.“Imagjinoni që presidenti nuk tha asnjë fjalë të shëmtuar kundër Rusisë, madje as në atë vend. Dhe imagjinoni që presidenti priti për një orë e gjysmë [me presidentin rus] dhe kurrë nuk kërkoi një karrige të veçantë. Nuk ju lejoj të sulmoni Serbinë krenare. Turp për ju”, ka reaguar Gjuriq.

    Po ashtu, pas marrëveshjes kishin reaguar edhe ultranacionalistët pro-rus në Serbi.

    Sipas tyre, kjo marrëveshje ia fut “gishtin në sy” Rusisë.Shtetet e Bashkuara u përfshin në këtë dialog më shumë, pasi më 4 tetor 2019, presidenti Trump e emëroi Richard Grenellin si të dërguarin e tij të posaçëm në këto bisedime.Pas takimit në Shtëpinë e Bardhë, kryeministri Hoti dhe presidenti Vuçiq do të takohen në Bruksel të hënën, ndërsa gjatë kësaj fundjave do të zhvillohen bisedime në nivel të ekspertëve.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.