×
  • Vip
  • Vip

    Dyshimet se Nik Xhelilaj i ka dhënë fund lidhjes 8-vjeçare me aktoren e famshme turke

    FrontOnline
    05 Shtator 2020

    Dyshimet se Nik Xhelilaj i ka dhënë fund lidhjes 8-vjeçare me aktoren e famshme turke, të rejat nga jeta private e aktorit shqiptar

    Aktori i njohur, Nik Xhelilaj, ka nisur xhirimet për serialin “Uyanis Buyuk Selçuku”, që do të vijë me një kast shumë të njohur aktorësh.

    Sa i përket karrierës, ky konsiderohet një hap i madh i artistit, që prej vitesh është larguar nga Shqipëria për të ndjekur karrierën fillimisht në Turqi e më pas në Gjermani.

    Xhelilaj do të luajë për krah Hatice Sendil, e njohur si Elif nga seriali “Një pjesë e imja”, Leyla Lydia Tugutlu e njohur si Xhandan nga seriali “Bija ime”, po ashtu Bugra Gulsoy i njohur nga i njëjti serial, Ekin Koç i njohur nga seriali “Kosem” e shumë të tjerë.

    Kujtojmë që Xhelilaj ka qenë pjesë e serialeve “Qyteti i humbur” dhe “Kryeqyteti Abdylhamid”, që janë transmetuar në Shqipëri. Pavarësisht karrierës jashtë vendit, Xhelilaj viziton Shqipërinë shumë shpesh, madje ndan dhe në profilin e “Instagramit” foto nga udhëtimet e tij.

    Por ndërkohë që në aspektin profesional ka arritur aty ku ka dëshiruar me rolin e ri në serialin ku luajnë BIG-ët e telenovelave turke, lind pyetja se ç’po ndodh me jetën private të aktorit të pashëm?

    Sipas të njohurve të tij, Niku mund t’i ketë dhënë fund lidhjes për të cilën folën mediat turke vitin e kaluar.

    Historia në fjalë me aktoren turke, Gokçe Bahadir, nisi 8 vite më parë në xhirimet e një filmi dhe po për kaq shumë vite mund të ketë vazhduar në fshehtësi.

    Ndërkohë mes tyre tashmë nuk ka komunikim, që bën të lindin dyshimet se ata janë ndarë pa zhurmë.

    Aktori Nik Xhelilaj, i kthyer në një nga figurat më të dashura në Turqi, ka luajtur në disa produksione turke, ndër ta dhe në filmin “Kayip Sehir” në vitin 2012, krah aktores tashmë 39-vjeçare, Gokçe Bahadir, me të cilën pati një romancë të gjatë.

    Sipas mediave turke dyshohej se në të njëjtën periudhë kur çifti punonin krah njëri-tjetrit, kanë qenë në një lidhje edhe në jetën reale. Kujtojmë se aktorja e njohur ka qenë e martuar për 1 vit me Ali Sunalm dhe u divorcua prej tij pikërisht në vitin 2012, ndërsa Niku është përpjekur ta mbante jetën private të izoluar nga mediat.

    Por distanca mes tyre (për faktin se Niku shpesh udhëton drejt Berlinit) ka bërë që lidhja e tyre të mos funksionojë. Pas 7 vitesh spekulime për një lidhje të mundshme të Xhelilajt dhe Bahadir, gazetarët pohuan vitin e kaluar se ata ishin në një lidhje që u përpoqën ta mbanin sekret.

    Në kohën që u zbulua historia, Gokçe Bahadir luante në serialin më të fundit që po transmetohej në ekranin e “Tv Klan”, në rolin e Ojas. Ajo është dy vite më e madhe se Nik dhe ka një karrierë të gjatë si aktore serialesh televizive dhe kinemaje, që nga viti 2003.

    Gökçe është më e njohur për performancën e saj si Leyla Tekin në serialin “Yaprak Dökümü”, ndërkohë që është konsideruar një yll për disa role të tjera në vazhdim.

    Ndërkohë, Nik ishte figura e re që iu bashkua kastës së lartë të kinemasë turke, duke u bërë dhe mjaft i lakmuar për talentin dhe pamjen e tij karizmatike.

    Një nga projektet ku ai ka marrë pjesë është “Qyteti i humbur”, një telenovelë që transmetohej nga “Tv Klan”. “Qyteti i humbur” tregonte për historinë e banorëve të një pallati 6-katësh, që përpiqen të kapin ritmin e jetës urbane.

    Banorët e lagjes së varfër të Stambollit duhet të heqin dorë nga ëndrrat dhe shpresat e tyre për t’u përshtatur me metropolin e madh, njësoj si Nikut i duhej të përshtatej me Stambollin e kinemasë.

    Gjatë këtyre viteve, Nik ka bërë karrierë mes Turqisë dhe Gjermanisë.

    Për këtë arsye, revista “Glamour Germany”, bashkë me një set fotosh artistike bardh e zi, ka shkruar për aktorin, ku mes rreshtash thuhet: “Nik Xhelilaj është bërë i njohur në 2016-ën për publikun gjerman gjatë xhirimeve të trilogjisë ‘Winnetou’.

    Ai ka rrëfyer se profesori i tij në kolegj i ka mësuar se për t’u bërë i njohur në Gjermani për publikun vendës, duhet të punosh shumë fort. Sipas tij, publiku duhet të ketë respekt për ty dhe më pas ai do të të adhurojë.

    Ky është mentaliteti që kanë gjermanët dhe Nik e pëlqen shumë, pasi këtu nuk bëhesh i njohur lehtë”, shkruan “Glamour Germany”. Natyrisht, për një djalë kaq sharmant nuk mund të lihej mënjanë çështja e femrave.

    Në shkrimin e “Glamour Germany” (një revistë e lançuar në vitin 2001, ku në fokus ka të bukurën dhe modën) është folur edhe për pamjen e aktorit, ku Nik është cilësuar edhe si një rrëmbyes i zemrave të femrave.

    37-vjeçari Nik Xhelilaj ka luajtur në disa filma në Shqipëri, ndërsa së fundmi ka marrë pjesë në serialin historik turk, me titull “Kryeqyteti”. Sipas mediave turke, stili i aktorit nga Tirana po shndërrohet në një stil unik që po e ndjekin djemtë turq me shije.

    Nik Xhelilaj shquhet për natyrën diskrete në publik, ndaj pyetjet që i bëjnë shpesh ndjekësit janë nëse është i dashuruar, por ai preferon të mos japë përgjigje.

    Në “Instagramin” e tij poston foto vetëm ose me kolegë, duke ruajtur kështu një profil misterioz. Fama, pamja e kuruar dhe imazhi e bëjnë të duket gjithmonë e më shumë tërheqës për femrat, të cilat nuk reshtin duke e komplimentuar.

    Le të presim nëse në ndonjë intervistë ai do të rrëfejë detaje në lidhje me historinë e gjatë me aktoren turke, të cilën tashmë s’e ndjek as në rrjetet sociale.

     

    Nga Rubrika
    Vip21 Korrik 2025
    Festivali Sunny Hill është rikthyer këtë gusht në Prishtinë si një nga ngjarjet më të rëndësishme të muzikës në Evropë. Nga data...
    Vip21 Korrik 2025
    Pas një vale reagimesh në rrjete sociale mbi një interpretim të këngës “Mora fjalë” nga Egli Tako, Albina Kelmendi ka sqaruar qëllimin...
    Vip21 Korrik 2025
    Këngëtarja Dafina Zeqiri ditë më parë u bë nënë për herë të parë, dhe në jetë solli një djalë, Daskanin. Sot, ajo...
    Të tjera
    Lajme21 Korrik 2025
    Kryesuesi i Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës, Altin Sahiti, ka njoftuar për dorëheqjen e tij të parevokueshme nga kjo pozitë. Sahiti...
    Lajme21 Korrik 2025
    Avokati Arianit Koci, para nisjes së seancës së 50-të konstituive të Kuvendit zgjodhi të protestonte më ndryshe se herave tjera. Si rezultat...
    Lajme21 Korrik 2025
    Kanalet televizive nga Kosova e Shqipëria i posedon nga i pari e deri tek i fundit. E madje edhe shtrirjen e rrjetit...
    Lajme21 Korrik 2025
    Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica – Xhelili ka ironizuar me deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me përdorimin...
    Lajme21 Korrik 2025
    Sindikata e Punëtorëve të RTK’së do të mbajë nesër një konferencë për media. Në njoftim thuhet se qëllimi i konferencës është informimi...
    Bota/Rajoni21 Korrik 2025
    Për të inkurajuar njerëzit që hyjnë në SHBA të zbatojnë kushtet e vizës së tyre, Presidenti Donald Trump (79) ka njoftuar një...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.