×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi flet për mediat izraelite: Njohja vazhdimësi e miqësisë shumë-vjeçare mes popujve tanë

    FrontOnline
    05 Shtator 2020

    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur për median izraelite Israel Hayom në lidhje me njohjen dhe vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës dhe Izraelit, që u bë publike gjatë ditës së djeshme.

    Thaçi tha se njohja e ndërsjellët mes Kosovës dhe Izraelit është e arritur historike, ndërsa për këtë i shprehu mirënjohjen Shteteve të Bashkuara të Amerikës që i mundësuan Kosovës dhe Izraelit ndërtimin e partneritetit si dy shtete sovrane.

    “Njohja e ndërsjellë ndërmjet Kosovës dhe Izraelit është një arritje historike. Ndërsa shpresoj të hap ambasadën tonë në Jerusalem, u jam mirënjohës Shteteve të Bashkuara të Amerikës që bënë të mundur që Kosova dhe Izraeli të ndërtojnë një partneritet të fortë si dy vende sovrane”, deklaroi Thaçi për Israel Hayom.

    I pari i vendit tha se populli i Kosovës dhe populli i Izraelit kanë krijuar një lidhje të pathyeshme mbi sakrificën, luftën dhe luftën për mbijetesë gjatë gjithë historisë, dhe që beson fuqimisht se njohja është një vazhdim i një miqësie të gjatë midis vendeve tona

    KEDS njofton për punime në rrjet, në këto komuna do ketë ndërprerje të rrymës
    Nga Rubrika
    Ekonomi28 Prill 2024
    Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka një pasuri të paluajtshme që kap vlerën prej mbi 100 mijë euro....
    Lajme28 Prill 2024
    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, tha se janë kërcënuar e sulmuar disa punonjës të kontraktuar së fundmi për mbledhjen e mbeturinave, nga...
    Lajme28 Prill 2024
    Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Rrahman Jasharaj thotë se ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka urdhër...
    Të tjera
    Lajme28 Prill 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku bëri të ditur se kanë mbajtur akademinë përkujtimore për nder të heroit të Kosovës...
    Lajme28 Prill 2024
    Tash e tre muaj, të gjitha makinat që parkohen në zonat që i posedon Prishtina Parking e ndjekin një rregullore të re...
    Lajme28 Prill 2024
    Së shpejti pritet të funksionalizohet Agjencia për Siguri Kibernetike në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, e cila synon të monitorojë...
    Bota/Rajoni28 Prill 2024
    Marrëveshja që i lejon Shqipërisë të jetë pjesë e tregut të Përbashkët të Bashkimit Europian është ratifikuar tashmë dhe pritet të zbatohet....
    Bota/Rajoni28 Prill 2024
    Tubimet janë mbajtur në të gjithë Australinë në përgjigje të një vale të dhunës së fundit kundër grave. Demonstruesit duan që dhuna...
    Lajme28 Prill 2024
    Tabloidi britanik, Daily Mail ka shkruar për 53-vjeçarin kosovar me nënshtetësi angleze, Sadik Durakun që u ndalua nga policia serbe në kufirin...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.